Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndyshuar, si dhe të Kreut III, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar;
Bashkia Shkodër në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
1 (një) Specialist, Njësia e Prokurimeve, kategoria e pagës IV-3
Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e parë të vlerësimit (testimi me shkrim) janë si më poshtë:
- Afërdita Kolaj
- Melba Bizaku
Testimi me shkrim do të zhvillohet me datë 06.10.2025, ora 14: 00, në ambientet e Bashkisë Shkodër.
Kandidatët ditën e testimit duhet të jenë të pajisur me kartë identiteti.