Në zbatim të nenit 26 të Ligjit nr.152 datë 30.05.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar; të Kreut III, të Vendimit Nr. 242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar;
Bashkia Shkodër, në përfundim të verifikimit paraprak, për përmbushjen e kushteve dhe kritereve të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim për ngritje në detyrë në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese, njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për pozicionin :
– 1 (një) Përgjegjës, Sektori i Planit të Përgjithshëm dhe Planeve të detajuara Vendore, Drejtoria e Përgjithshme planifikimit dhe zhvillimit te territorit kategoria e pagës III-a
Pa asnjë kandidate të kualifikuar
– 1 (një) Përgjegjës, Sektori i Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Përgjithshme Juridike, Burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse kategoria e pagës III-a
Kandidatë të kualifikuar janë :
1. Admir Temja
– 1(një) Përgjegjës, Sektori i Sektori i Rinisë, Drejtoria e Arsimit dhe Rinisë, Drejtoria Përgjithshme e kultures arsimit rinise dhe sportit kategoria e pagës III-a
Kandidatë të kualifikuar janë :
1. Hasna Tafilica
A. Testimi me shkrim do të zhvillohet me datë 12.04.2024, ora 10:00 në ambientet e Bashkisë Shkodër
B. Intervista me gojë do të zhvillohet me datë 12.04.2024, ora 12:00 në ambientet e Bashkisë Shkodër