Në zbatim të nenit 26 të Ligjit nr.152 datë 30.05.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar; si dhe të pikës 13, të Kreut II, të Vendimit Nr. 242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar;
Bashkia Shkodër, pas verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta e të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, shpall përfundimin e proçedurës së lëvizjes paralele, për kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese për pozicionin :
1 (një) Drejtor, Drejtoria e Sportit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Kulturës, Arsimit, Rinise dhe Sportit
1 (një) Drejtor, Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Përmirësimit të Klimës së Biznesit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik
1 (një) Drejtor, Drejtoria e Aseteve dhe Kadastrës urbane pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit
1 (një) Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse pranë Drejtorisë së Përgjithshme Juridike, Burimeve njerëzore dhe shërbime mbështetëse
1 (një) Drejtor, Drejtoria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Trajtimit të AMTP-ve
Kategoria e pagës II-b
Nuk ka kandidat/kandidatë i/të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit.
Plotësimi i vendit vakant për kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese, në përfundim të proçedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurrim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.