Njoftim i verifikimit paraprak për lëvizjen paralele brenda të njëjtës kategori në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese

Në zbatim të nenit 26, të kreut V, të ligjit nr.152 datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar; të kreut kreu I dhe III, të Vendimit nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar ;

Bashkia Shkodër, pas verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta e të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, shpall listën e kandidatëve të kualifikuar, për lëvizjen paralele brenda të njëjtës kategori, në kategorinë e mesme drejtuese, për pozicionin:

Drejtor, Drejtoria e Analizës dhe Programimit Buxhetor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Menaxhimit Financiar, kategoria II-2

Kandidat të kualifikuar:

  1. Teuta Haxhi

Drejtor, Drejtoria e Financës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Menaxhimit Financiar, kategoria II-2

Kandidat të kualifikuar:

  1. Blerta Mjeda

Intervista me gojë do të zhvillohet me datë 02.10.2025, ora 15:00 në ambientet e Bashkisë Shkoder.
Kandidatët ditën e intervistës duhet të jenë të pajisur me kartë identiteti