04.05.2020
Në mbështetje dhe zbatim të nenit 18 dhe nenit 54 shkronja “e”, të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Këshilli Bashkiak Shkodër, Aktit Normativ nr.3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19” njofton zhvillimin e seancës së këshillimit me publikun për diskutimin e dokumentit:
Projekt-vendim Për miratimin e listës përfundimtare të pronave të palujtshme shtetërore, të Njësisë Administrative Ana e Malit, që kërkohen për transferim në pronësi të Bashkisë Shkodër, të Qarkut Shkodër.
Për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, dëgjesa publike do të zhvillohet vetëm nëpërmjet dërgimit të sugjerimeve/mendimeve tuaja në postën elektronike, deri me datë 16.05.2020.
Sugjerimet, komentet mund të dërgohen edhe në email në adresën:
keshillibashkiak@bashkiashkoder.gov.al
Duke ju falenderuar,
Sekretari i Këshillit të Bashkisë Shkodër
Denis Lesha