Njoftim për këshillim me publikun – Për vetëqeverisjen vendore

07.05.2019

Në mbështetje dhe zbatim të nenit 18 dhe nenit 54 shkronja “e” të ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Këshilli Bashkiak Shkodër njofton zhvillimin e seancës së këshillimit me publikun, për diskutimin e projekt akteve:

Pr/ Vendim: “Për ndryshimin e pjesshëm të VKB nr. 51, datë 14.04.2009 “Për miratimin e listës së pjesshme të pronave të paluajtëshme shtetërore që kërkohen për transferimin në pronësi të Bashkisë Shkodër”, për heqjen nga lista e pasurive të transferuara në pronësi të bashkisë Shkodër, miratuar me VKM nr. 421, datë 2.6.2010, të ndryshuar”, të pronave me numrat rendor 45, 58, 65, 109, sipas formularit për heqjen nga inventari i pronave të paluajtëshme shtetërore”.

Pr/ Vendim: “Për dhënien e pëlqimit për miratimin e vazhdimit të dhënies me qira (procedurë konkuruese) me afat 5-vjeçar për objektin “Njësia thertores (therje kafshëve) ndodhur në ZK 1495, Dobraç-Njësia Administrative Rrethinat-Bashkia Shkodër, me sipërfaqe totale 1131 m2, (nga të cilat 425 m2 objekt, 706 m2 truall/ shesh funksional), në pasurinë nr 152/2”.

Takimi do të zhvillohet në Bashkinë Shkodër ditën e Enjte, datë 16 Maj 2019, ora 11:00.
Bashkëngjitur mund të konsultoni materialin.

Për miratimin e listës së pjesshme të pronave të paluajtëshme shtetërore që kërkohen për transferimin në pronësi të Bashkisë Shkodër.

Për dhënien e pëlqimit për miratimin e vazhdimit të dhënies me qira me afat 5-vjeçar për objektin “Njësia thertores (therje kafshëve).

Sugjerimet, komentet mund të dërgohen edhe me email në adresën: keshillibashkiak@bashkiashkoder.gov.al

Jeni të ftuar të merrni pjesë.
Duke ju falënderuar
KËSHILLI BASHKIAK SHKODËR