28.03.2019
Në mbështetje dhe zbatim të nenit 18 dhe nenit 54 shkronja “k” të ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore,” Këshilli Bashkiak Shkodër njofton zhvillimin e seancës së këshillimit me publikun, për diskutimin e projekt aktit:
“Për miratimin e planit lokal për veprimin e zhurmave në mjedis”.
Takimi do të zhvillohet: në Bashkinë Shkodër ditën e Hënë, datë 8 Prill 2019, ora 11:00.
Bashkëngjitur mund të konsultoni materialin.
Sugjerimet, komentet mund të dërgohen edhe me email në adresën: keshillibashkiak@bashkiashkoder.gov.al
Jeni të ftuar të merrni pjesë.
Duke ju falenderuar,
KËSHILLI BASHKIAK SHKODËR