Njoftim për këshillim me publikun – Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-2019

07.05.2020

Në mbështetje dhe zbatim të nenit 18 dhe nenit 54 shkronja “e”, të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, këshilli bashkiak Shkodër, Aktit Normativ nr.3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-2019” njofton zhvillimin e seancës së këshillimit me publikun, për diskutimin e dokumentit:

  1. Model-Rregullore “Për Këshillat Bashkiak”
  2. Model-Rregullore “Për marrëdhënie të këshillit bashkiak me publikun dhe median”
  3. Model-Rregullore “Strukturat komunitare dhe ndërveprimi i tyre me këshillin”

Për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, dëgjesa publike do të zhvillohet vetëm nëpërmjet dërgimit të sugjerimeve/mendimeve tuaja në postën elektronike, deri me datë 18.5.2020.

Sugjerimet, komentet mund të dërgohen në email në adresën:
keshillibashkiak@bashkiashkoder.gov.al

Duke ju falenderuar,
Sekretaria e Këshillit të Bashkisë Shkodër