Në mbështetje dhe zbatim të ligjit Nr. 146/2014 Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik në nenin 9 pika 1.3, nenin 34, të ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, i ndryshuar nenin 34 të ligjit nr.68/2017 ”Për financat e veteqeverisjes vendore”, ligjit nr. 9936, datё 26.06.2008, “Pёr menaxhimin e sistemit buxhetor nёRepublikёn e Shqipёrisё”, të ndryshuar; ligjit Nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë Nr. 23 datë 30.07.2018 “Për procedurat standarte të përgatitjes së programit buxhetor afatmesem të NJQV”, Udhëzimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë Nr. 03 datë 28.02.2024 “Për përgatitjen e Programit Buxhetor Afatmesëm Vendor 2025-2027” dhe shtojcat plotësuese dhe udhëzimit plotësues Nr. 08 datë 05.07.2024 për përgatitjen e Programit Buxhetor Afatmesëm Vendor 2025-2027” të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
Bashkia Shkodër bën publik:
PBA 2025-2027 Projekti i Programit Buxhetor Afatmesëm 2025-2027 për Bashkinë Shkodër”.
Kalendari i konsultimit publik mbi PBA 2025-2027
Nr | Aktiviteti | Data | Vendi | Ora | Mënyra | Forma |
1 | Konsultim publik me banorë Nj.Administrative Rrethina, Pult,Shosh,Shalë | 11/09/2024 | Pranë Njësisë Administrative Rrethina | 13:00 | Takim publik | Bisedë |
2 | Konsultim publik me banorë Nj. Administrative Ana e Malit | 12/09/2024 | Njësia Administrative Ana e Malit, Shkolla “Idriz Hoxha” | 15:00 | Takim publik | Bisedë |
3 | Konsultim publik me banorë Nj. Administrative Velipojë | 13/09/2024 | Njësia Administrative Velipojë, Salla e Mbledhjeve | 13:00 | Takim publik | Bisedë |
4 | Konsultim publik me banorë Nj. Administrative Dajç | 16/09/2024 | Njësia Administrative Dajç, Salla e Mbledhjeve | 13:00 | Takim publik | Bisedë |
5 | Konsultim publik me banorë Nj. Administrative Bërdicë | 17/09/2024 | Njësia Administrative Bërdicë (Shkolla ‘Agim Tafili’) | 15:00 | Takim publik | Bisedë |
6 | Konsultim publik me banorë Nj. Administrative Postribë | 18/09/2024 | Njësia Administrative Postribë, Salla e Mbledhjeve | 13:00 | Takim publik | Bisedë |
7 | Konsultim publik me banorë Nj. Administrative Guri i Zi | 19/09/2024 | Qendra Komunitare në Gurin e Zi | 13:00 | Takim publik | Bisedë |
8 | Konsultim publik me banorët e Lagjes Nr. 1 | 20/09/2024 | Salla e Këshillit e Bashkisë Shkodër | 13:00 | Takim publik | Bisedë |
9 | Konsultim publik me banorët e Lagjes Nr. 2 | 23/09/2024 | Salla e Këshillit e Bashkisë Shkodër | 13:00 | Takim publik | Bisedë |
10 | Konsultim publik me banorët e Lagjes Nr. 3 | 24/09/2024 | Salla e Këshillit e Bashkisë Shkodër | 13:00 | Takim publik | Bisedë |
11 | Konsultim publik me banorët e Lagjes Nr. 4 | 25/09/2024 | Salla e Këshillit e Bashkisë Shkodër | 13:00 | Takim publik | Bisedë |
12 | Konsultim publik me banorët e Lagjes Nr. 5 | 26/09/2024 | Salla e Këshillit e Bashkisë Shkodër | 13:00 | Takim publik | Bisedë |
Jeni të ftuar të shprehni opinionin tuaj:
- Përmes adresës zyrtare e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al deri më datë 24. 10.2024
- Përmes pjesëmarrjes tuaj në dëgjesat publike që do të mbahen sipas kalendarit të konsultimit publik mbi PBA 2025-2027.