Njoftim për këshillim me publikun – Për draftin e projektplanit buxhetor afatmesëm 2020-2022 dhe ndryshimeve në paketën fiskale të Bashkisë Shkodër

30.08.2019

Në mbështetje dhe zbatim të ligjit Nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik” në nenin 9 pika 1.3, nenin 34, të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, nenin 34 të ligjit nr.68/2017 “Për financat e veteqeverisjes vendore”, ligjit nr. 9936, datë 26.06.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; ligjit nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nr. 23 datë 30.07.2018 “Për procedurat standarte të përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm të NJQV”, Udhëzimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nr.7 datë 27.02.2019 “Për përgatitjen e Programit Buxhetor Afatmesëm Vendor 2020-2022” dhe udhëzimit plotësues të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nr. 20 datë 10.07.2019 “Për përgatitjen e buxhetit vendor”.
Bashkia Shkodër bën publik:

Draft projekt planin buxhetor afatmesëm 2020-2022 të Bashkisë Shkodër (matrica).

Jeni të ftuar të shprehni opinionin tuaj:

përmes Forumit On-Line të faqes zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër
përmes adresës zyrtare e-mail info@bashkiashkoder.gov.al
përmes pjesëmarrjes tuaj në dëgjesat publike që do të mbahen sipas tabelës së mëposhtme:

Nr.DataNjësia AdministrativeOraVendi
1E shtune, 7 shtator 2019Rrethina, Pult, Shosh, Shalë16:00Njësia Administrative  Rrethina
2E enjte, 19 shtator 2019Velipojë10:00Njësia Administrative Velipojë, Salla e Mbledhjeve
3E marte, 17 shtator 2019Ana e Malit15:00Njësia Administrative Ana e Malit, Salla e Mbledhjeve
4E  enjte , 12 shtator 2019Bërdicë15:00Njësia Administrative  Bërdicë
5E  premte , 13 shtator 2019Dajç14:00Njësia Administrative Dajç, Salla e Mbledhjeve
6E  merkure , 11 shtator 2019Postribë09:00Njësia Administrative Postrribë, Salla e Mbledhjeve
7E  merkure , 11 shtator 2019Guri i Zi13:00Qendra Komunitare në Gurin e Zi
8E enjte 12 shtator 2019Lagje nr. 3
Lagje nr. 4
Lagje nr. 5
10:00Salla e Këshillit të Bashkisë Shkodër
9E premte 13 shtator 2019Lagje nr. 1
Lagje nr. 2
10:00Salla e Këshillit të Bashkisë Shkodër
10E premte 13 shtator 2019Organizatat e Shoqerisë Civile në fushën e shërbimeve sociale11:00Biblioteka “Marin Barleti”-Shkodër

Raport i Këshillimit me Publikun NJA Ana e Malit
Raport i Këshillimit me Publikun NJA Bërdicë
Raport i Këshillimit me Publikun NJA Dajç
Raport i Këshillimit me Publikun NJA Guri i Zi
Raport i Këshillimit me Publikun Lagjet nr. 1 dhe 2
Raport i Këshillimit me Publikun Lagjet nr. 3, 4 dhe 5
Raport i Këshillimit me Publikun NJA Postribë
Raport i Këshillimit me Publikun NJA Rrethina, Shalë, Shosh dhe Pult
Raport i Këshillimit me Publikun NJA Velipojë
Raport i Këshillimit me Publikun me Organizatat dhe Shoqërinë Civile