Njoftim – Për këshillim me publikun nga Këshilli Bashkiak

Në mbështetje dhe në zbatim të nenit 18 dhe nenit 54, shkronja “k”, të Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Këshilli Bashkiak Shkodër njofton zhvillimin e seancës për këshillim me publikun, me qëllim konsultimin dhe diskutimin e projektvendimit të mëposhtëm:

  1. Projektvendim: “Për miratimin e Planit Lokal të Strehimit Social, Programi 5-vjeçar 2026–2030, në Bashkinë Shkodër”.

Takimi do të zhvillohet:
Ditën e mërkurë, më 18 shkurt 2026, ora 13:30, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Shkodër.

Sugjerimet dhe komentet mund të dorëzohen deri më datë 18 shkurt 2026, në formë të shkruar:

Këshilli Bashkiak Shkodër fton qytetarët, organizatat e shoqërisë civile dhe grupet e interesit të marrin pjesë në këtë proces konsultimi publik.