Në mbështetje dhe në zbatim të nenit 18 dhe nenit 54, shkronja “k”, të Ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, dhe në vazhdim të shkresave nr. 18614 prot, datë 18.09.2025, dhe nr. 21096, datë 17.10.2025, Këshilli Bashkiak Shkodër njofton organizimin e seancës për këshillim me publikun, me qëllim diskutimin e dokumentit në vijim:
- Projektvendim : “Për miratimin e Planit të Lëvizshmërisë së Qëndrueshme Urbane për Shkodrën”.
Takimi do të zhvillohet:
Ditën e premte, më 07 nëntor 2025, ora 13:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Shkodër.
Sugjerimet dhe komentet mund të dorëzohen deri më datë 07 nëntor 2025, në formë të shkruar:
- Pranë zyrave të Bashkisë Shkodër
- Me postë
- Ose nëpërmjet postës elektronike në adresën:
keshillibashkiak@bashkiashkoder.gov.al
Ftojmë qytetarët dhe grupet e interesit të marrin pjesë aktivisht në këtë proces konsultimi.
