16.11.2018
Në mbështetje dhe zbatim të nenit 18 dhe nenit 54 shkronja “dh” të ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore,” Këshilli Bashkiak Shkodër njofton zhvillimin e seancës së këshillimit me publikun, për diskutimin e projekt aktit:
Draft Buxheti i vitit 2019 dhe plani buxhetor afatmesëm 2019-2021 i Bashkisë Shkodër (matrica).
Takimi do të zhvillohet: në Bashkinë Shkodër ditën e Enjte, datë 6 Dhjetor 2018, ora 11:00.
Sugjerimet, komentet mund të dërgohen edhe me email në adresën: keshillibashkiak@bashkiashkoder.gov.al
Bashkëngjitur mund të konsultoni materialet.
— Matrica
— Lista e investimeve kapitale qytet
— Lista e investimeve kapitale në Njësitë Administrative
Jeni të ftuar të merrni pjesë.
Duke ju falenderuar.
Suel Hadri, Sekretar i Këshillit