NJOFTIM për këshillim me publikun

21.12.2018

Në mbështetje dhe zbatim të nenit 18 dhe nenit 54 shkronja “k” të ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore,” Këshilli Bashkiak Shkodër njofton zhvillimin e seancës së këshillimit me publikun, për diskutimin e projekt aktit:

Për miratimin e programit të transparencës në Bashkinë Shkodër.
Takimi do të zhvillohet: në Bashkinë Shkodër ditën e Enjte, datë 10 Janar 2019, ora 11:00.

Bashkëngjitur mund të konsultoni materialin.
Programi i Transparencës

Sugjerimet, komentet mund të dërgohen edhe me email në adresën: keshillibashkiak@bashkiashkoder.gov.al

Jeni të ftuar të merrni pjesë.
Duke ju falenderuar.
KËSHILLI BASHKIAK SHKODËR