NJOFTIM për këshillim me publikun

08.02.2019

Në mbështetje dhe zbatim të nenit 18 dhe nenit 54 shkronja “k” të ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore,” Këshilli Bashkiak Shkodër në bashkëpunim me Kryetaren e Bashkisë njofton zhvillimin e seancës së këshillimit me publikun, për diskutimin e dokumentit:

Projekt – Studim Trafiku Lëvizshmëria dhe Semaforët në qytetin Shkodër.
Takimi do të zhvillohet: në Bashkinë Shkodër, datë 9 Mars 2019, ora 11:00.

Bashkëngjitur mund të konsultoni materialin.

Raporti Paraprak-Studimi i Trafikut
Raporti i Ndërmjetëm-Studimi i Trafikut
Matjet e trafikut-Raporti përfundimtar
Të dhëna-Anketim
Raporti i Modelit të Trafikut Urban

Raporti – Plani Investimeve

Sugjerimet, komentet, mund të dërgohen edhe me email në adresën: keshillibashkiak@bashkiashkoder.gov.al info@bashkiashkoder.gov.al

Jeni të ftuar të merrni pjesë.
Duke ju falenderuar,
BASHKIA SHKODËR