Njoftim – Për këshillim me publikun

Në mbështetje dhe zbatim të nenit 18 dhe nenit 54 shkronja “dh“, të ligjit nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, këshilli bashkiak Shkodër, njofton zhvillimin e seancave për këshillim me publikun për diskutimin të dokumentit:

  1. Pr/Vendim “Për miratimin e planit të mbarështimit të pyjeve dhe kullotave të ekonomisë pyjore “Pruemos Sheldi“, Bashkia Shkodër

Takimi do të zhvillohet:
Ditën e enjte, datë 16 Nëntor 2023, ora 13:00, pranë Qendrës Komunitare, Gur i Zi.

Sugjerimet, komentet, mund të dërgohen deri me datë 17 Nëntor 2023 edhe me shkrim pranë Bashkisë Shkodër, me postë, apo nëpërmjet email në adresën:
keshillibashkiak@bashkiashkoder.gov.al