Njoftim për këshillim me publikun

Në mbështetje dhe në zbatim të nenit 18 dhe nenit 54, shkronja “k”, të Ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Këshilli Bashkiak Shkodër njofton organizimin e seancës për këshillim me publikun, me qëllim diskutimin e dokumentit në vijim:

  1. Projektvendim : “Për miratimin e planit të mbarështimit të pyjeve dhe kullotave të Ekonomisë pyjore ‘Rosek – Rrjoll’, Bashkia Shkodër”.
    Takimi do të zhvillohet:
    Ditën e premte, më 19 dhjetor 2025, ora 13:30, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Shkodër.
    Sugjerimet dhe komentet mund të dorëzohen deri më datë 19 dhjetor 2025, në formë të shkruar:
  • Pranë zyrave të Bashkisë Shkodër
  • Me postë
  • Ose nëpërmjet postës elektronike në adresën: keshillibashkiak@bashkiashkoder.gov.al
    Ftojmë qytetarët dhe grupet e interesit të marrin pjesë aktivisht në këtë proces konsultimi.

Njoftimi.