Njoftim – Për këshillim me publikun

Në mbështetje dhe zbatim të Ligjit nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, Ligjit nr. 9901, datë 14.8.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar, ligjit nr.93/2015 “ Për Turizmin “ i ndryshuar, VKM-së Nr.649, datë 16.10.2024 “ Për miratimin e Rregullores për Kushtet dhe Kriteret e Ushtrimit të Veprimtarisë së Stacionit të Plazhit”, Vendimit të Këshillit Bashkiak nr.15, datë 20.7.2023 “Për krijimin e shoqërisë aksionare “ Bio Strajca “ sh.a., si person juridik në pronësi të Bashkisë Shkodër, miratimin e akt themelimit dhe statutit” e rregjistruar si person juridik në QKB me NIPT M36924003O ,Vendimit të Këshillit Bashkiak Nr. 29, datë 29.05.2025 “ Për dhënien e të drejtës dhe caktimin e përgjegjësisë së menaxhimit,administrit dhe mirëmbajtjes së plazheve publike te menaxhueshme pë shoqërinë aksionare në pronësi të Bashkisë Shkodër me NIPT M36924003O.

Shoqëria Aksionare “ Bio Strajca” sha., njofton zhvillimin e seancës për këshillim me publikun për diskutimin me objekt :

  1. “Për vlerën e tarifës ditore për shfrytëzimin e setit çadër (plazhi) + 2 (dy) shezlong në plazhin e Velipojës “
    Takimi do të zhvillohet:
    Ditën e Marte , datë 10 Qershor 2025, ora 13:30, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Shkodër.

Sugjerimet, komentet, mund të dërgohen deri me datë 10 Qershor 2025 edhe me shkrim pranë “ Bio Strajca“ sha., me Adresë: Rruga, Lëvizja e Postribës, Lagjja Nr. 3 ,Shkodër, me postë, apo nëpërmjet email në adresat:

elvin.brahimi@bashkiashkoder.gov.al

jasmina.cekaj@bashkiashkoder.gov.al