Njoftim – Për këshillim me publikun

Në mbështetje dhe zbatim të nenit 18 dhe nenit 54 shkronja “k” të ligjit Nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, Këshilli Bashkiak Shkodër, njofton zhvillimin e seancave për këshillim me publikun për diskutimin të dokumentit:

  1. Projektvendim “Për miratimin e Rregullores së përdorimit së hapësirës publike Bashkia Shkodër”.

Takimi do të zhvillohet:

Ditën e mërkurë , datë 23 Prill 2025, ora 13:30, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Shkodër.

Sugjerimet, komentet, mund të dërgohen deri me datë 23 Prill 2025 edhe me shkrim pranë Bashkisë Shkodër, me postë, apo nëpërmjet email në adresën:
keshillibashkiak@bashkiashkoder.gov.al

Njoftimi.