Njoftim për këshillim me publikun nga Këshilli Bashkiak

Në mbështetje dhe zbatim të nenit 18 dhe nenit 54 shkronja “k” të ligjit Nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, Këshilli Bashkiak Shkodër, njofton zhvillimin e seancave për këshillim me publikun për diskutimin e dokumentit:

  1. Projektvendim “Për caktimin e zonave të administrimit të parkimit dhe tarifave të shërbimit të parkimit me pagesë në rrugë dhe sheshe , në territorin e Bashkisë Shkodër”.

Takimi do të zhvillohet:
Ditën e premte, datë 4 Tetor 2024, ora 10:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Shkodër.

Sugjerimet dhe komentet, mund të dërgohen deri me datë 4 Tetor 2024 edhe me shkrim pranë Bashkisë Shkodër, me postë, apo nëpërmjet e-mail në adresën:
keshillibashkiak@bashkiashkoder.gov.al

Njoftimi.