Në kuadër të zbatimit të Projektit “Rikonstruksioni i trotuarit për kalim këmbësorësh dhe rrugë biçikletash, si edhe rikualifikimi i bregut të liqenit për plazh dhe parkim, nga ura e vjetër e Bunës deri në Shirokë, Shkodër”, financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ju ftojmë të merrni pjesë në dëgjesën publike mbi procesin e shpronësimeve dhe zhvendosjeve të nevojshme për realizimin e projektit.
Dëgjesa publike do të zhvillohet me datë 24.10.2025, ora 11:00, pranë Sallës e Këshillit të Bashkisë Shkodër.
Ky aktivitet synon të sigurojë një proces të hapur dhe transparent, duke ofruar informacion të detajuar mbi ecurinë e projektit, procedurat e shpronësimeve (nëse ka) dhe ndikimet e mundshme. Gjithashtu, do të krijojë një platformë për konsultim dhe adresimin e çdo pyetjeje, komenti apo shqetësimi nga komuniteti dhe palët e interesuara.
Konsulenti “ARS Progetti” S.p.A, ka përgatitur raportin, hartën e shpronësimeve dhe listën paraprake të pronave të identifikuara si të prekura nga zhvillimi i projektit.
Ftojmë të gjithë të interesuarit të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në këtë proces me komentet dhe sugjerimet e tyre, duke ndihmuar në një zbatim sa më të drejtë dhe gjithëpërfshirës të projektit.
Faleminderit për angazhimin dhe bashkëpunimin tuaj në këtë projekt për zhvillimin e infrastrukturës dhe turizmit në zonën tuaj.
Jeni të lutur të konsultoni paraprakisht dokumentacionin e projektit bashkëlidhur.