07.02.2019
Në kuadër të hartimit të “Planit lokal për veprimin e zhurmave në mjedis,” bazuar në Ligjin nr 9774/2007 “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis,” Ligjin nr 10431/2011 “Për mbrojtjen e mjedisit” VKM nr 123 datë 17.02.2011 “Për miratimin e planit kombëtar të veprimit për menaxhimin e zhurmave në mjedis” Udhëzimit të Ministrit të Turizmit e Mjedisit nr 1 datë 19.02.2018 “për miratimin e kërkesave minimale për hartimin e Planit të Veprimit për zhurmat,” Bashkia Shkodër organizon
Dëgjesë me grupet e interesit dhe publikun e gjerë për çështjet që do të trajtohen në Raportin e Planit lokal për veprimin e zhurmave në mjedis.
Në këtë dëgjesë publike do të prezantohet një përmbledhje e çështjeve më problematike lidhur me ndotjen nga zhurmat në territorin e Bashkisë Shkodër, verësimin e tyre si edhe aktivitetet e propozuara.
Në mënyrë specifike, çështjet që do të prezantohen fokusohen si më poshtë:
Qëllimi i hartimit të planit
Çfarë është zhurma dhe treguesit e saj
Vlerësimi i situatës ekzistuese
Ndërhyrjet për reduktimin e zhurmës/ndotjes akustike
Metodologjia e punës
Plani i veprimit.
Bashkëngjitur materiali.
Takimi do të zhvillohet datë 05.03.2019 ora 10:00 pranë Sallës së Bashkisë Shkodër kati i II.