08.06.2021
Në mbështetje të nenit 86 dhe 93 të Ligjit nr. 139/2015 datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Bashkia Shkodër bën këtë njoftim për konsultim me publikun, për korrigjimin/ ndryshimin e kufijve të njësive administrative, brenda territorit të Bashkisë Shkodër.
Kjo nevojë për ndryshim vjen në kuadër të miradministrimit dhe shërbimit sa më të drejtë territorial. Gjithashtu ky ndryshim vlen edhe për sistemin e ri të adresave.
Ju lutem jeni të ftuar të shprehni sugjerimet dhe rekomandimet tuaja deri më datën 28/06/2021 në adresën e mëposhtme:
info@bashkiashkoder.gov.al
Bashkia Shkodër