Në bazë të nenit 29/1 të ligjit nr. 38/2019, Bashkia Shkodër është përgjegjëse për:
krijimin e një strukture administrative lokale për Diasporë dhe Migracion;
nxitjen e organizimeve brenda dhe jashtë vendit për forcimin e marrëdhënieve me diasporën;
dhënien e informacionit dhe asistencës për çështje të shtetësisë për diasporën dhe emigrantët shkodranë;
informimin për legjislacionin shqiptar që lidhet me investime për diasporën/migracionin;
bashkëpunimin dhe koordinimin me institucionet qendrore për të siguruar shërbime të aksesueshme.
Kuadri Ligjor
Shqipëria ka një kuadër ligjor që mbështet të drejtat dhe mundësitë për diasporën dhe migrantët:
Ligji Nr. 16/2018. PËR DIASPORËN. (ndryshuar me ligjin nr. 92/2020, datë 16.7.2020).
Ligji Nr. 79/2021 “Për të huajt”;
Ligji Nr. 10/2021 “Për Azilin në Republikën e Shqipërisë”;
Ligji Nr. 71/2016 “Për Kontrollin Kufitar”, i ndryshuar;
