Njoftim për konsultim të dokumenteve për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis – “Projekti i Zbatimit për Rehabilitimin e Linjës Hekurudhore Vorë – Hani i Hotit, Shqipëri”.


09.08.2022

Bashkia e Shkodrës fton për informim dhe konsultim publik këshilltarët, qytetarët, teknicienët dhe palët e interesuara në lidhje me VNM e “Projektit të zbatimit për Rehabilitimin e Linjës Hekurudhore Vorë – Hani i Hotit, Shqipëri”, pjesë e korridorit të X-të, mbështetur nga Fondet e Bashkimit Evropian.

Në këtë kuadër Hekurudha Shqiptare Sh.a., në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, me qëllim informimin dhe përfshirjen e aktorëve vendorë, në mënyrë që të arrihen zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët e prekura, paraqet të gjitha dokumentet e realizuara në kuadër të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis.

Mirëpresim çdo sugjerim, me shkrim, nga palët e interesuara mbi dokumentet si më poshtë vijojnë:

1.0 WB16-ALB-TRA-01 Projekti i Zbatimit për Rehabilitimin e Linjës Hekurudhore Vorë – Hani i Hotit Shqipëri, RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT NË MJEDIS Korrik 2021 – Rishikuar Korrik 2022

1.1. WB16-ALB-TRA-01 Projekti i Detajuar për Rehabilitimin e Linjës Hekurudhore Vorë – Hani i Hotit Shqipëri, Raporti i Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social, SHTOJCAT Korrik 2021

2. WB16-ALB-TRA-01 Projekti i Zbatimit për Rehabilitimin e Linjës Hekurudhore Vorë – Hani i Hotit Shqipëri, Raporti i Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social, PËRMBLEDHJA JO-TEKNIKE (Draft raport) – Rishikuar Korrik 2022

3. WB16-ALB-TRA-01 Projekti i Zbatimit për Rehabilitimin e Linjës Hekurudhore Vorë – Hani i Hotit Shqipëri, PLANI I MENAXHIMIT DHE MONITORIMIT TE MJEDISIT – rishikuar Korrik 2022

4. WB16-ALB-TRA-01 Projektimi i Detajuar për Rehabilitimin e Linjës Hekurudhore Vorë – Hani i Hotit Shqipëri, Studim i Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social PLANI I ANGAZHIMIT TË PALËVE TË INTERESUARA – Korrik 2021, Rishikuar në Korrik 2022

5. WB16-ALB-TRA-01 Projektimi i Detajuar për Rehabilitimin e Linjës Hekurudhore Vorë – Hani i Hotit Shqipëria, Vlerësimi i Ndikimit Mjedisor dhe Social, KUADRI I MARRJES SË TOKËS DHE RISISTEMIMIT Korrik 2021 – Korrik 2022

6. WB16-ALB-TRA-01 Plan i Detajuar për Rehabilitimin e Linjës Hekurudhore Vorë – Hani I Hotit Shqipëri, Studimi i Ndikimit Social – Mjedisor PLANI I VEPRIMIT MJEDISOR DHE SOCIAL, Rishikuar Korrik 2022

Ju lutem jeni të ftuar të shprehni sugjerimet dhe rekomandimet tuaja deri më datën 09/12/2022 në adresën e mëposhtme: info@bashkiashkoder.gov.al