NJOFTIM për Këshillim me Publikun për Ndryshim të Tarifës së Pastrimit

29.08.2017

Në mbështetje dhe zbatim të nenit 18 të ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore,” Bashkia Shkodër njofton zhvillimin e seancave të këshillimit me publikun për diskutimin e projekt akteve:

Për ndryshimin e Tarifës së Pastrimit
Takimet do të zhvillohen:

  1. në sallën e Këshillit të Bashkisë Shkodër me datë 07.09.2017 në orën 10:00 me banorët e Lagjes Nr.1.
  2. në sallën e Këshillit të Bashkisë Shkodër me datë 07.09.2017 në orën 12:00 me banorët e Lagjes Nr.2.
  3. në sallën e Këshillit të Bashkisë Shkodër me datë 08.09.2017 në orën 10:00 me banorë të Lagjes Nr.3.
  4. në sallën e Këshillit të Bashkisë Shkodër me datë 08.09.2017 në orën 12:00 me banorë të Lagjes Nr.4.
  5. në sallën e Këshillit të Bashkisë Shkodër me datë 11.09.2017 në orën 10:00 me banorë të Lagjes Nr.5.
  6. në sallën e Këshillit të Bashkisë Shkodër me datë 11.09.2017 në orën 18:00 me përfaqësues të biznesit.
  7. në godinën e Njësisë Administrative Velipojë me datë 12.09.2017 në orën 10:00 me banorë të Velipojës.
  8. në godinën e Njësisë Administrative Dajç me datë 12.09.2017 në orën 13:00 me banorë të Dajçit.
  9. në godinën e Njësisë Administrative Bërdicë me datë 13.09.2017 në orën 10:00 me banorë të Bërdicës.
  10. në godinën e Njësisë Administrative Ana e Malit me datë 13.09.2017 në orën 13:00 me banorë të Anës së Malit.
  11. në godinën e Njësisë Administrative Guri i Zi me datë 14.09.2017 në orën 13:00 me banorë të Gurit të Zi.
  12. në godinën e shkollës Grudë e Re me datë 14.09.2017 në orën 18:00 me banorë të njësive administrative Rrethina, Pult, Shale dhe Shosh.
  13. në godinën e Njësisë Administrative Postrribë me datë 15.09.2017 në orën 10:00 me banorë të Postrribës.

Shkarkoni materialin për konsultim

Jeni të ftuar të merrni pjesë.
Duke ju falenderuar
BASHKIA SHKODËR