Njoftim për këshillim me publikun “Për miratimin e tavaneve përgatitore të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm 2020-2022 të Bashkisë Shkodër”

29.03.2019

Në mbështetje dhe zbatim të nenit 18 dhe nenit 54 shkronja “dh” të ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore,” Këshilli Bashkiak Shkodër njofton zhvillimin e seancës së këshillimit me publikun, për diskutimin e projekt aktit:

  1. “Për miratimin e tavaneve përgatitore të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm 2020-2022 të Bashkisë Shkodër”.
    Takimi do të zhvillohet: në Bashkinë Shkodër ditën e Hënë, datë 8 Prill 2019, ora 12:00.

Bashkëngjitur mund të konsultoni materialin.

Për tavanet përgatitore të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm 2020-2022

Sugjerimet, komentet mund të dërgohen edhe me email në adresën: keshillibashkiak@bashkiashkoder.gov.al

Jeni të ftuar të merrni pjesë.
KËSHILLI BASHKIAK SHKODËR