Në mbështetje dhe në zbatim të nenit 18 dhe nenit 54, shkronja “k”, të Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Këshilli Bashkiak Shkodër njofton zhvillimin e seancës për këshillim me publikun, me qëllim konsultimin dhe diskutimin e projektvendimit të mëposhtëm:
- Projektvendim: “Për disa ndryshime dhe shtesa në VKB nr. 01, datë 22.01.2016, ‘Për taksat dhe tarifat vendore në Bashkinë Shkodër’, i ndryshuar”.
Takimi do të zhvillohet:
Ditën e premte, më 20 shkurt 2026, ora 13:30, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Shkodër.
Sugjerimet dhe komentet mund të dorëzohen deri më datë 20 shkurt 2026, në formë të shkruar:
· pranë zyrave të Bashkisë Shkodër;
· me postë;
· ose nëpërmjet postës elektronike, në adresën:
keshillibashkiak@bashkiashkoder.gov.al
Këshilli Bashkiak Shkodër fton qytetarët, organizatat e shoqërisë civile dhe grupet e interesit të marrin pjesë në këtë proces konsultimi publik.
