Njoftim për këshillim me publikun nga Këshilli Bashkiak

Në mbështetje dhe në zbatim të nenit 18 dhe nenit 54, shkronja “k”, të Ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Këshilli Bashkiak Shkodër njofton organizimin e seancës për këshillim me publikun, me qëllim diskutimin e dokumentit në vijim:

  1. Projektvendim : “Për miratimin e planit të mbarështimit të pyjeve dhe kullotave të Ekonomisë pyjore ‘Rosek – Drisht’ dhe ‘Drin – Gjader – Kir’, Bashkia Shkodër”.

Takimi do të zhvillohet:

Ditën e mërkurë, më 12 nëntor 2025, ora 13:30, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Shkodër.

Sugjerimet dhe komentet mund të dorëzohen deri më datë 12 nëntor 2025, në formë të shkruar:

Ftojmë qytetarët dhe grupet e interesit të marrin pjesë aktivisht në këtë proces konsultimi.

Njoftimi.

Plani ï Mbarështimit për ekonominë pyjore”Drin Gjadër Kir”.

Plani ï Mbarështimit për ekonominë pyjore “Rosek- Drisht”.