07.05.2019
Në mbështetje dhe zbatim të nenit 18 dhe nenit 54 shkronja “k” të ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Këshilli Bashkiak Shkodër njofton zhvillimin e seancës së këshillimit me publikun, për diskutimin e dokumentit:
Projekt – Studim Trafiku, Lëvizshmëria dhe Semaforët në qytetin Shkodër.
Takimi do të zhvillohet:
në Bashkinë Shkodër, ditën e Mërkurë, datë 15 Maj 2019, ora 11:00.
Bashkëngjitur mund të konsultoni materialin.
Pr/Vendim “Për Planin e Trafikut dhe Lëvizshmërisë në qytetin e Shkodrës”.
Sugjerimet, komentet mund të dërgohen edhe me email në adresën: keshillibashkiak@bashkiashkoder.gov.al
info@bashkiashkoder.gov.al
Jeni të ftuar të merrni pjesë.
Duke ju falënderuar.
KËSHILLI BASHKIAK SHKODËR