NJOFTIM për Këshillim me Publikun

25.08.2017

Në mbështetje dhe zbatim të nenit 16, 18 dhe nenit 54 shkronja “dh,” “f,” dhe “k” të ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore,” Bashkia Shkodër njofton zhvillimin e seancave të këshillimit me publikun për diskutimin e projekt akteve:

  1. Për miratimin e sistemeve të pikëzimit për programet sociale të strehimit. Takimi do të zhvillohet në Bashkinë Shkodër ditën e Hënë datë 4 Shtator 2017, ora 18:00.
  2. Për rishpërndarje të fondeve të vitit 2017 të buxhetit të Bashkisë Shkodër. Takimi do të zhvillohet në Bashkinë Shkodër ditën e Marte, datë 5 Shtator 2017, ora 18:00.
  3. Për një ndryshim në VKB nr. 1, datë 22.1.2016 “Për taksat dhe tarifat vendore në Bashkinë Shkodër.” Takimi do të zhvillohet në Bashkinë Shkodër ditën e Mërkurë, datë 20 Shtator 2017, ora 18:00.

Materialet mund të konsultohen online në faqen e internetit të Bashkisë Shkodër: www.bashkiashkoder.gov.al

Propozimet mund të hidhen në diskutim në Modulin Forumi Online,
Si dhe mund të dërgohen me email në adresën: info@bashkiashkoder.gov.al

Shkarko Materialin për Konsultim

Jeni të ftuar të merrni pjesë.
Duke ju falenderuar
BASHKIA SHKODËR