Njoftim

Këshilli Bashkiak Shkodër njofton qytetarët dhe të interesuarit, se dëgjesa publike për PBA 2024-2026 dhe Buxhetin e vitit 2024 e parashikuar të mbahej sot me banorë të lagjes nr. 4 do të mbahet ditën e mërkurë, me datë 25 tetor 2023, pranë sallës së Këshillit bashkiak. Dëgjesat e tjera do të mbahen sipas kalendarit të publikuar.