Investimet

Investimet e Bashkisë Shkodër për vitin 2014
Tabela e Investimeve të Bashkisë Shkodër për vitin 2014
Investimet e Bashkisë Shkodër për vitin 2013

Investime nga Donatorët
Projekti “Furnizimi me Ujë dhe Mbrojtja Mjedisore e Liqenit të Shkodrës”

Sigurimi i furnizimit me ujë të pijshëm në sasi dhe cilësi të kërkuar, si dhe përmirësimet e ndjeshme në sistemin e kanalizimeve për ujerat e zeza dhe ujerat e bardha vijnë si rezultat i qeverisjes së Qeverisë Qendrore e Lokale për orientimin e investimeve në këtë sektor të rëndësishëm jetik si me fondet e Qeverisë Shqiptare ashtu edhe me financim nga projekte të huaja.

Në mars të vitit 2009, në Ujesjellësinë e Shkodrës ka filluar zbatimi i Projektit “Furnizimi me Ujë dhe Mbrojtja Mjedisore e Liqenit të Shkodrës” bashkefinancim i tre donatorëve dhe me pjesëmarrjen e Qeverisë Shqiptare.

KfW – 7.5 mil. Euro (Grant)
SECO – 7.5 mil. Euro (Grant)
ADA – 1.9 mil. Euro (Grant)
Qeveria Shqiptare – 0.5 mil. Euro (Grant)

Plani për vitin 2014 do vazhdojnë punimet për:

Sektorin e Ujesjellësit
• Rehabilitimi i linjës kryesore të dërgimit
• Ndërtimi i rezervuarit të ndërmjetëm të stacionit të pompimit të ujit të pijshëm
• Rehabilitimi i linjave primare dhe sekondare
• Instalimi i sistemit SCADA
• Ndërtimi i pusëve të reja në fushën e pusëve Dobrac

Sektorin e Ujerave të Zeza
• Ndërtimi i rrjetit të KUZ në fushën e pusëve të ujit të pijshëm në Dobraç
• Rehabilitimi i një pjesë të rrjetit KUZ në qytetin e Shkodrës
• Rehabilitim i Stacionit të pompimit të ujerave të zeza të qytetit”