Diaspora dhe Migracioni

Mirë se vini në seksionin e Diasporës dhe Migracionit të Bashkisë Shkodër!
Kjo është një hapësirë e dedikuar për qytetarët tanë që jetojnë jashtë vendit dhe për ata që planifikojnë të emigrojnë apo të rikthehen në Shkodër. Këtu do të gjeni informacione praktike mbi shërbimet, të drejtat, mundësitë për investim dhe bashkëpunim, si dhe udhëzime për migracion të sigurt.

Qëllimi ynë është të forcojmë lidhjet me diasporën, të mbështesim procesin e rikthimit dhe integrimit të migrantëve, si dhe të nxisim transferimin e dijes dhe investimeve në territorin e Bashkisë Shkodër.