Shpallje e Konkursit në pozicionin instrumentist dhe valltar pranë Qendrës Kulturore “Pjeter Gaci”, Bashkia Shkodër

Në mbështetje të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, Ligji nr. 10352 datë 18.11.2010 “Për artin dhe kulturën”, i ndryshuar, VKB nr. 76 datë 19.12.2024 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2025 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2025-2027 të Bashkisë Shkodër”.

Qendra Kulturore”Pjeter Gaci” me nje tradite 80-vjeçare në kultivimin e traditave më te mira kulturore te qytetit te Shkodres menaxhon formacione artistike me mbeshtetjen financiare te Bashkise Shkoder. Kjo sherben per te mbeshtetur artistet e moshave te ndryshme ne fushen e interpretimit instrumental dhe koreografik. Pranë kësaj qendre funksionojnë tre formacione artistike si Orkestra Frymore, Orkestra Simfonike dhe Grupi i valleve.

Formacioni i Orkestrës Frymore është një nga vlerat e veçanta artistike unikale që ka qyteti ynë. Fillesat e saj datojnë në vitin 1876, dhe që pastaj për një periudhë të gjatë nga mjeshtri Kujtim Alija. Ky formacion është pjësë e eventeve kryesore kulturore në bashki.

Formacioni i Orkestrës Simfonike e qytetit të Shkodrës, e cila i ka fillesat e veta në vitin 1952, prej 32 vitesh tashmë, është pjesë në evente të një niveli të lartë kulturor që zhvillohen në qytet.

Grupi i Valleve ka një traditë në vite me një numër të madh pjesëmarrësish dhe drejtuesish të njohur, të cilët kanë kontribuar në shumë aktivitete të ndryshme, duke na lënë një pasuri të çmuar në këtë fushë.

Për të siguruar mbarëvajtjen e veprimtarisë së këtyre formacione, Bashkia Shkodër shpall konkursin në pozicionin Instrumentist dhe Valltar për pjesemarrje në trupat muzikore artistike, si më poshtë vijon:

  1. Orkestra Simfonike për 51 pozicione si Instrumentist, me datë 20.01.2025, ora 10.00 në ambjentet e Teatrit ”Migjeni”.
  2. Orkestra Frymore për 39 poziocione si Instrumentist, me datë 21.01.2025, ora: 10.00. në ambjentet e Teatrit ”Migjeni”.
  3. Grupi i Valleve për 12 pozicione si Valltar, me datë 22.01.2025, ora: 10.00, në ambjentet e Teatrit ”Migjeni”.

Kërkesa të përgjithshme të pozicionit:

· Të jetë shtetas shqiptar;

· Të ketë zotësi të plotë për të vepruar

· Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;

· Të ketë aftësi të mira komunikuese si dhe i përkushtuar pas punës;

· Të ketë një sjellje korrekte duke respektuar etikën e punës;

· Të kryejë cdo detyrë që i ngarkohet nga eprorët në të mire të punës.

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

· Kërkese aplikimi ;

· Fotokopje e kartës së identitetit;

· Çertifikatë familjare + personale;

· Kopje të jetëshkrimit;

· Diplomë të shkollës së mesme ose të lartë (fotokopje).

Dokumentat duhet të dorezohen tek Zyra me Një Ndalesë brenda datës 18.01.2025.

Mënyra e Vlerësimit të Kandidatëve:

Instrumentistët do të vlerësohen në total me 100 pikë, të cilat do të jenë të shpërndara si më poshtë vijon:

  • 20 pikë-vlerësohet eksperienca dhe pjesemarrja në trupa artistike të këtij niveli për mbi 10-vjet.
  • 80 pikë -vlerësim në total për performancën interpretative ku përfshihet: ritmi, intonacioni, cilesia e tingullit, lexim parti etj.

Kandidatët fitues do të renditen sipas numrit të pikëve të marra dhe përzgjedhja e kandidateve për tu emëruar do të fillojë nga kandidati fitues që ka marrë më shumë pikë. Njoftimi i fituesit do të shpallet pas përfundimit të afatit të ankimimit