Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër“, i ndryshuar njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën e merkure datë 31.07.2024 ora 17:00, me rend dite si më poshtë:
- Pr/ Vendim: “Për përdorimln e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Qershor 2024 “.
- Pr/Vendim: “Për miratimin e rishpërndarjes së fondit të zërave nga shpenzime korrente tek projektet e investimeve brenda të njëjtit program për vitin 2024”.
- Pr/Vendin: “Dhënie pëlqimi për pranimin e donacionit nga ” World Vision Albania”, në cilësinë e donatorit për investimin e projektit “Kënd lojrash “.
- Pr/Vendim: “Për miratimin e transferimit të fondit të mbetur gjendje në llogarijashtë thesari, për projektin “Nxitja e Përfshirjes Sociale dhe Zhvillimit të Komunitetit ” nga llogaria e dedikuar e projektit tek të ardhurat e Bashkisë Shkodër dhe përdorimin e tij në funksion të programit 07220 “Shërbimi i kujdesit parësor shëndetësor “.
- Pr/Vendim: “Për strehimin emergjent të Znj. XH.B dhe fëmijeve të mitur në njësinë e banimit tek banesat sociale me qira pranë qendrës komunitare “Për familjen ” Nr. 6 ( ish konvikti i Shkollës Pyjore).
- Pr/Vendim: “Dhënie pëlqimi për pranimin e sponsorizimit nga subjekti “Raiffeisen Invest”, sh.a në cilësinë e sponsorizuesit për investimin dhe zbatimin e projektit “Rikualiflkimi i hyrjes së disa shkollave të qytetit, Shkodër “.
- Pr/Vendim:” Për një ndryshim në VKB nr.55, datë 29/12/2023, ” Për miratimin e buxhetit të vitit 2024 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2024-2026 të Bashkisë Shkodër”, të ndryshuar.
- Pr/Vendim: ” Mbi dhënien e ndihmës financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarri”.
- Diskutime jashtë rendit të ditës.
Grafiku i mbledhjeve të komisioneve
Nr. | Komisione | Dita | Data | Ora |
1 | – Komisioni i Shërbimeve Sociale dhe Strehimit. – Komisioni i Financave, Buxhetit dhe Aseteve Publike. – Komisioni i Shëndetësisë, Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. | E hënë | 29/07/2024 | 10:00 |
2 | Komisioni i Arsirnit. | E hënë | 29/07/2024 | 10:30 |