Në mbështetje të Ligjit nr. 139/2015 “ Për Vetëqeverisjen vendore” i ndryshuar, Ligjit nr.8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar; Ligjit nr.8308, datë 18.03.1998 “Për transportet rrugore” të ndryshuar, VKM nr. 325, datë 19. 03. 2008 “ Për miratimin e rregullave për pranimin në veprimtarinë e operatorit të transportit rrugorë të mallrave dhe të udhëtarëve, si dhe njohjen e dokumentave zyrtarë të caktuar për këto operatorë” i ndryshuar, Udhëzimit nr. 5627, datë 18.11.2016 “Për përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e liçencave dhe çertifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit” , VKB nr. 44, datë 25.06.2025 “Për miratimin e rrjetit të linjave dhe të tarifës së biletave të transportit qytetës dhe rrethqytetës të udhëtarëve në Bashkinë Shkodër”.
Njoftojmë të gjithë subjektet e interesuara, se Bashkia Shkodër ka filluar proçedurat për pranimin e praktikave, për të gjithë të interesuarit, të cilët kërkojnë të konkurojnë për të fituar të drejtën e ushtrimit të aktivitetit të transportit të udhëtarëve në linjën rrethqytetëse:
Shkodër – Shosh – Shkodër me dy drejtime lëvizje:
a. Shkodër-Shosh-Shkodër.
b. Shkodër-Koplik-Theth-Breg Lumi, Shalë-Shosh-Shkodër (kalim tranzit nga Kopliku dhe Njësia Shalë me dyer të mbyllura).
Dorëzimi i dokumentacionit për linjën bëhet pranë Zyrës me një ndalesë nga data
01.10.2025 – 15.10.2025 nga e hëna në të premte nga ora 09:00 deri në 16:00.
Dorëzimi i dokumentacionit bëhet pranë Zyrë së protokoll arkivit të Bashkisë Shkodër.
Dokumentacioni dhe standartet teknike që duhet të paraqesin subjektet për linjën rrethqytetëse.