Njoftim

Informohu saktë mbi përfitimet e Ligjit nr. 86/2025.
Qytetarët dhe bizneset ftohen të paraqiten pranë Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Shkodër, për sqarim të detajuar mbi detyrimet, afatet dhe procedurat përkatëse për përfitimin nga ky ligj.
Stafi i drejtorisë është në dispozicion për çdo informacion shtesë.

NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore – Bashkia Shkodër njofton se:

  1. Ligji nr. 86/2025 fal plotësisht detyrimet vendore deri në vitin 2014.
  2. Për vitet 2015–2019 paguan vetëm 50% ose 75% të detyrimit kryesor.
    Të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat falen.
  3. Për vitet 2020–2024, kërkohet pagesa e plotë e detyrimit kryesor deri më 31.12.2026.
    Edhe në këtë rast gjobat dhe kamatëvonesat falen.

Nuk përfitojnë nga ky ligj subjektet që janë dënuar me vendim gjyqësor të prerë ose janë në proces gjyqësor apo hetimi penal për vepra në fushën tatimore dhe/ose doganore.