Në mbështetje të ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”,i ndryshuar, ligjit nr.44/2015 “Kodi i Proçedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”; ligjit Nr.69/2012, datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKB nr.76, datë 19.12.2024 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2025 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2025-2027 të Bashkisë Shkodër”, i ndryshuar, Bashkia Shkodër shpall kandidatët e kualifikuar për pranim:
Instruktor me honorar, Qendra Kulturore e Fëmijëve “Kujtim Alija”, Bashkia Shkodër, në fushat e edukimit si më poshtë vijon:
1 (një) Instruktor për fushën e edukimit Volejboll
- Ira Paçrami
1(një) Instruktor për fushën e edukimit Pingpong
- Albert Simoni
1 (një) Instruktor për fushën e edukimit Patina
- Grizelda Cirilami
1 (një) Instruktor për fushën e edukimit Gjuhë italiane
- Silva Gaci
Kandidatët e kualifikuar brenda 5 ditëve të publikimit të paraqiten pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Kujtim Alija” Bashkia Shkodër, për të vijuar me proçedurat e nënshkrimit të marrëveshjes (kontratës) përkatëse.
