Ftesë e hapur për aktivitetin “Turneu Nderkombetar i futbolit per Veterane”

Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për aktivitetin Turneu Nderkombetar i futbolit per Veterane

Përshkrimi i Projektit:

Në kuadër të titullit prestigjioz “Shkodra – Qyteti Evropian i Sportit 2025”, Bashkia Shkodër organizon Turneun Ndërkombëtar të Futbollit për Veteranë. Ky event synon të nderojë kontributin e sportistëve veteranë dhe të promovojë vlerat e miqësisë, respektit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar përmes sportit.

Në këtë kuadër, jemi të nderuar të ftojmë ekipin e veteranëve të Real Valladolid për një ndeshje miqësore kundër ekipit të veteranëve të Vllaznisë. Kjo ndeshje do të shërbejë si pika kulmore e turneut, duke ofruar një spektakël sportiv për qytetarët e Shkodrës dhe vizitorët e shumtë.

Rezultatet e Pritura:

  1. Forcimi i marrëdhënieve ndërkombëtare: Përmes këtij eventi, synojmë të krijojmë dhe forcojmë lidhjet me qytete dhe klube sportive evropiane, duke hapur rrugën për bashkëpunime të ardhshme.
  2. Promovimi i sportit dhe aktivitetit fizik: Duke sjellë në vëmendje historinë dhe arritjet e sportistëve veteranë, synojmë të inkurajojmë brezat e rinj të angazhohen në aktivitete sportive dhe të adoptojnë një mënyrë jetese të shëndetshme.
  3. Rritja e turizmit sportiv në shkodër: Organizimi i një eventi të tillë ndërkombëtar pritet të tërheqë vizitorë dhe turistë, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe promovimin e qytetit tonë si një destinacion sportiv.
  4. Nderimi i kontributit të veteranëve: Duke vlerësuar dhe respektuar kontributin e sportistëve veteranë, synojmë të promovojmë vlerat e respektit dhe mirënjohjes në komunitet.

Ky turne do të jetë një festë e vërtetë sportive, duke bashkuar breza dhe kultura të ndryshme nëpërmjet pasionit të përbashkët për futbollin.

Aplikimi:

  1. Të drejtën për të aplikuar e kanë:
  2. Çdo shoqatë sportive e regjistruar në regjistrin e OJF-ve dhe ka ne fushë të veprimtarisë zhvillimin e sportit.
  3. Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron veprimtari të organizimit të aktiviteteve sportive;
  4. Aplikimi për organizimin e këtij projekti duhet të paraqitet në formën sipas formularit tip, bashkëngjitur kësaj ftese.
  5. Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Shkodër. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.

Nuk mund të aplikojnë:

Personat juridik publik që përfaqësojnë institucionet dhe ndermarrjet shtetërore, qendrore ose vendore, që vetëfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.

Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:

Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 27/02/2025

Data e fundit e aplikimeve 13/03/2025

Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datën 17/03/2025

Shpallja e fituesit do të bëhet deri me datë 18/03/2025

Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.

Dorëzimi i dokumentacionit:

Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentet e tjera të kërkuara tek Sekretari/Protokolli pranë Bashkisë Shkodër, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftesë, i cili duhet të plotësohet në mënyrë elektronike.

Fondi limit është 1.000.000 lekë

 Kriteret e kërkuara

  • Operatori/shoqata që merr përsipër realizimin e aktivitetit, duhet të ketë eksperiencë në zhvillimin e aktiviteteve sportive.
  • Operatori/shoqata duhet të ketë në CV-në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në aktivitete sportive të tilla ose të ngjashme;
  • Vlerësohet cilësia e projektit.
  • Shoqata nuk është degë/zyrë e organizatave dhe fondacioneve ndërkombëtare, dhe organizatat të tjera ndërkombëtare jo-fitimprurëse të regjistruara për të punuar në Shqipëri;
  • Shoqata nuk është subjekt i ndonjë konflikti të interesit, sikurse parashikuar në dispozitat e Ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005, i ndryshuar “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”. Më konkretisht, përjashtohen nga vlerësimi ato projekte, në të cilat: Drejtori ekzekutiv, anëtarët e bordit apo personat e planifikuar për tu përfshirë në projekt janëtë punësuar në bashkinë apo institucionet e saj të vartësisë në të cilën aplikohet, në pozicionet: Zyrtari i nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues sipas legjislacionit të shërbimit civil[1] si dhe anëtari Këshillit Bashkiak, anëtar i kabinetit të Kryetarit të Bashkisë.

Kritere të tjera:

  • Aktiviteti duhet të zgjasë të paktë 2 ditë.
  • Aktiviteti duhet të zhvillohet në Stadiumin Loro Borici
  • Aktiviteti duhet të mbulojë shpenzimet për ekipin mik për transportin, trajtimin ushqimor, akomodimin etj për të gjithë kohëzgjatjen e aktivitetit.
  • Aktiviteti duhet të ketë 18 bluza për secilin ekip. Dizajni miratohet në bashkëpunim me organizatorët.
  • Aktiviteti duhet të gjykohet nga gjyqtarë të licensuar nga Fshf.
  • Aktiviteti duhet të ketë 7 dekorata për të dekoruar 7 sportistë për kontributin si dhe 18 dhurata të vogla simbolike për miqtë.

Formulari i aplikimit