Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për aktivitetin artistiko-kulturor “Karnavale”.
Përshkrimi i projektit:
Karnavalet e Shkodrës e kanë fillimin e tyre në vitin 1861. Ndër vite organizimi i tyre është kthyer në festë në qytetin tonë. Bashkia Shkodër e mbështet çdo vit këtë projekt, si një vlerë e padiskutueshme e trashëgimisë tonë shpirtërore. Çdo vit ka sjellë në Shkodër veçanti në organizimin e Karnavaleve, përmes sarkazmës, mesazheve sociale të përcjella përmes butaforive të ndryshme.
Karnavalet 2025 do të zhvillohen mes datave 14 Shkurt deri me 4 Mars 2025, duke patur si synim kryesor, përfshijen e sa më shumë pjesëmarrësve të grupeve artistike dhe nga ana e publikut.
Qëllimi i projektit:
- Ruajtja e traditës së organizimit të Karnavaleve;
- Nxitja e turizmit kulturor, përmes promovimit të Karnavaleve;
- Pasurimi i jetës artistiko-kulturore.
Aplikimi:
- Të drejtën për të aplikuar e kanë:
- Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron veprimtari artistiko-kulturore;
- Aplikimi për organizimin e këtij projekti duhet të paraqitet në formën sipas formularit tip, bashkëngjitur kësaj ftese.
- Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Shkodër. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.
Nuk mund të aplikojnë:
- Personat juridikë publikë që përfaqësojnë institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore, qëndrore ose vendore, që vetfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.
Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:
- Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 10.01.2025 në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër www.bashkiashkoder.gov.al
- Data e fundit e aplikimeve 24.01.2025
- Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datën 27.01.2025
- Shpallja e fituesit do të bëhet deri më datën 28.01.2025
- Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.
Dorëzimi i dokumentacionit:
- Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentat e tjera të kërkuara tek Protokoll- Arkiva, pranë Bashkisë Shkodër, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftese dhe në rrugë elektronike në adresën kultura@bashkiashkoder.gov.al;
Fondi limit është 8 000 000 lekë
Kriteret e kërkuara:
- Operatori që merr përsipër realizimin e Karnavaleve, duhet të ketë eksperiencë të njohur në zhvillimin e aktiviteteve artistiko-kulturore.
- Operatori duhet të ketë në CV-në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në evente të tilla;
- Vlerësohet cilësia artistike e projektit.
- Në projekt duhet të parashikohet organizimi i paradave tradicionale karnavaleske, ku mund të përfshihen institucionet arsimore të të gjitha niveleve, organizatat, grupe artistike, qytetarë të thjeshtë etj;
- Në projekt duhet të parashikohen elementë tradicionalë të tipologjisë së karnavaleve shkodrane, siç mund të jenë, karvani shëtitës karnavalesk, bejtat tipike shkodrane, veshjet tipike, dordoleci etj.
- Organizimi duhet menduar të ketë shtrirje disa ditore të festimeve.
- Operatori duhet të propozojë organizimin e aktiviteteve kulturore,koncerte, show, artiste ftuar etj.
Specifika të tjera për organizimin e aktivitetit “Karnavale 2025”:
- Datat e sugjeruara 14 Shkurt – 4 Mars 2025
- Oraret e preferuara 10:00 – 22:00;
- Subjekti, në koordinim me Drejtorinë e Kulturës në Bashkinë Shkodër, duhet të përzgjedhë vendet ku do të zhvillohen aktivitetet;
- Subjekti duhet të parashikojë zhvillimin e Paradave demostrative në qytet gjatë paradites me shkollat e territorit të Bashkisë Shkodër, në bashkëpunim me institucionet arsimore; gjithashtu mund të bashkëpunojë edhe me organizma të tjerë që kanë si qëllim pasurimin artistik dhe kulturor të aktivitetit “Karnavale”;
- Subjekti duhet të përzgjedhë një skenë me përmasa minimumi 4×5 për realizimin e festës finale të “Karnavale 2025” si dhe foni dhe ndriçim profesional;
- Subjekti duhet të realizojë promovimin në kohë të aktivitetit, përmes banerave, reklamave televizive etj. në koordinim me Drejtorinë e Kulturës në Bashkinë Shkodër.