Kërkesa për informim regjistrohet në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve dhe për të caktuar një numër rendor. Kërkesat për informim trajtohen pa dallime mes tyre. Në qoftë se kërkesa për informim nuk e përcakton formatin në të cilin kërkohet informacioni, ai jepet në mënyrë më të efektshme dhe me koston më të ulët për autoritetin publik. Autoriteti publik trajton kërkesën për informim, jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe. Në rastet kur autoriteti publik, të cilit i drejtohet kërkesa për informim, është i paqartë në lidhje me përmbajtjen dhe natyrën e kërkesës, ai kontakton menjëherë, por gjithnjë jo më vonë se 48 orë nga data e paraqitjes së kërkesës, me kërkuesin për të bërë sqarimet e nevojshme. Në qoftë se pas shqyrtimit të kërkesës autoriteti publik konstaton se nuk e zotëron informacionin e kërkuar, ai, jo më vonë se 10 ditë kalendarike nga data e dorëzimit të kërkesës, ia dërgon atë autoritetit kompetent, duke e vënë në dijeni edhe kërkuesin. Të gjitha kërkesat për informacion trajtohen, si rregull, nëpërmjet konsultimit pa pagesë të informacionit në mjediset e autoritetit publik, nëpërmjet portalit unik qeveritar e-albania.al apo, kur është rasti, nëpërmjet faqes zyrtare të autoritetit publik në internet. Kërkesat, që lidhen me dokumente të shkruara, trajtohen duke vënë në dispozicion të kërkuesit: a) një kopje të plotë, në formët të njëjta me atë të përdorur nga autoriteti publik, përveç rasteve të veçanta; b) një kopje të plotë të informacionit nëpërmjet postës elektronike, kur informacioni gjendet në një formë të tillë ose mund të konvertohet. Lidhur me kërkesat që lidhen me forma të tjera, informacioni jepet në mënyrën më të efektshme dhe me koston më të ulët për autoritetin publik. Në çdo rast, vendimi i refuzimit për formën e kërkuar jepet me shkrim dhe i arsyetuar.
Bashkia
- Historia e Bashkisë
- Kryetari i Bashkisë
- Stema dhe Flamuri
- Statuti i Bashkisë
- Kodi i etikës
- Organograma
- Rregullorja e administratës
- Vendime/Urdhëra
- Bashkimi Evropian dhe Projektet
- Diaspora dhe Migracioni
- Buxheti
- Paketa fiskale
- Raporte Auditimi
- Muzeumet
- Teatri
- Klubi shumë sportesh
- Qëndra Kulturore e Fëmijëve
- Institucione Rezidenciale
- Lagjet/Njësitë Administrative
Trajtimi i kërkesave për informacion
Publikuar në: 26 Shtator, 2023
Përditësuar në: 4 Dhjetor, 2023
Kalendari i eventeve
Nuk ka asnjë event
Mundësi punësimi
- Shpallje përfundim procedure për plotësim vendi të lirë pune, Teatri “Migjeni”, Bashkia Shkodër
- Shpallje për vende të lira pune Polic Bashkiak (trupë shërbimi) Sektori për Territorin dhe Qarkullimin pranë Drejtorisë së Policisë Bashkiake, Bashkia Shkodër
- Njoftim rezultati final në përfundimin e proçedurës për pranim në shërbimin e MZSH-së, niveli bazë
- Njoftim mbi rezultatin final për ngritje në detyrë në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese
- Njoftim intervista me gojë dhe testimi psikologjik për pranim në shërbimin e MZSH-së, niveli bazë
Afishime Publike
- Ftesë e hapur
- Afishim Publik nga IMT
- Njoftim për vend të lirë pune në pozicionin instruktor me honorar pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Kujtim Alija”, Bashkia Shkodër
- Vend i lirë pune
- Thirrje Publike “Për përzgjedhjen e operatorëve ekonomike për nxjerrjen jashtë përdorimi të pajisjeve elektronike të amortizuara”
