Shërbimet në fushën e zhvillimit ekonomik vendor
Hartimi i planeve strategjike të zhvillimit dhe të programeve për zhvillimin ekonomik vendor.
Ngritja dhe funksionimi i tregjeve publike dhe të rrjetit të tregtisë.
Mbështetja për zhvillimin e biznesit të vogël, nëpërmjet veprimtarive nxitëse, të tilla si panairë dhe reklama në vende publike.
Organizimi i shërbimeve në mbështetje të zhvillimit ekonomik vendor, si informacioni për bizneset, aktivitetet promovuese, vënia në dispozicion e aseteve publike, etj.
Publikimi i broshurave informative, krijimi i portaleve me profil ekonomik, etj.
Dhënia e granteve financiare për mbështetjen e aktiviteteve të biznesit të vogël dhe të mesëm, sipas mënyrës së përcaktuar në legjislacionin në fuqi, duke garantuar akses të balancuar gjinor.
Mbështetja për përmirësimin e klimës për zhvillimin e biznesit nëpërmjet ngritjes së strukturave të dedikuara, bashkëpunimit me institucione të specializuara dhe aktorët e interesuar për hartimin e strategjive dhe planeve zhvillimore lokale.
Promovimi i produkteve vendore dhe fuqisë së punonjësve të specializuar për tregun lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.
Hartimi dhe publikimi i materialeve informative dhe promocionale për nxitjen e investimeve vendase dhe të huaja.
Nxitja dhe mbështetja e bashkëpunimit të biznesit vendor, nëpërmjet incentivave financiare, për zhvillimin dhe fuqizimin e tyre.
Sistemimi dhe ngritja e tregjeve të shitjes me shumicë dhe pakicë në territorin e Shkodrës.
Monitorim dhe vlerësim i proceseve strategjike
Hartimi i planeve strategjike dhe studimeve për zhvillimin e biznesit.
Numri i projekteve të aplikuar sipas programeve të financuara nga BE dhe Organizatat tjera ndërkombëtare
Promovimi i produkteve vendore dhe fuqisë së punonjësve të specializuar për tregun lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar përmes panairëve dhe materialeve të ndryshme promocionale
Hartimi dhe publikimi i materialeve informative dhe promocionale për nxitjen e investimeve vendase dhe të huaja.
Nxitja dhe mbështetja e bashkëpunimit të biznesit vendor, nëpërmjet incentivave financiare për zhvillimin dhe fuqizimin e tyre.
Sistemimi dhe ngritja e tregjeve të shitjes me shumicë dhe pakicë në territorin e Shkodrës
Funksionet e bashkivë në fushën e zhvillimit ekonomik vendor
Bashkitë janë përgjegjëse për kryerjen e këtyre funksioneve:
- Hartimin e planeve strategjike të zhvillimit dhe të programeve për zhvillimin ekonomik vendor.
- Ngritjen dhe funksionimin e tregjeve publike dhe të rrjetit të tregtisë.
- Mbështetjen për zhvillimin e biznesit të vogël, nëpërmjet veprimtarive nxitëse, të tilla si panairë e reklama në vende publike.
- Organizimin e shërbimeve në mbështetje të zhvillimit ekonomik vendor, si informacioni për bizneset, aktivitetet promovuese, vënja në dispozicion e aseteve publike, etj.
- Publikimin e broshurave informative, krijimin e portaleve me profil ekonomik, etj.
- Dhënien e granteve financiare për mbështetjen e aktiviteteve të biznesit të vogël e të mesëm, sipas mënyrës së përcaktuar në legjislacionin në fuqi, duke garantuar akses të balancuar gjinor.
Struktura përgjegjëse
Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Përmirësimit të Klimës së Biznesit
I. Sektori i Planifikimit Strategjik, Integrimit Europian, Diaspora dhe Migracioni
II. Sektori i Përmirësimit të Klimës së Bizneseve dhe Tregjeve
Adresa elektronike: planifikimistrategjik@bashkiashkoder.gov.al
Drejtoria e Turizmit
I. Sektori i zhvillimit të turizmit dhe produktit turistik
II. Sektori i promovimit të turizmit
Adresa elektronike: turizmi@bashkiashkoder.gov.al