Referuar ligjit Nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore.”
Të ardhurat nga donacionet
Njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe organet e tyre kanë të drejtë të pranojnë donacione, të cilat regjistrohen në buxhetin e njësisë së vetëqeverisjes vendore.
Donacionet e pranuara nga institucionet dhe ndërmarrjet në varësi apo në pronësi të njësisë së vetëqeverisjes vendore duhet të raportohen te kjo e fundit, në çastin që ato merren.
Donacionet në të mira materiale regjistrohen si asete të njësisë së vetëqeverisjes vendore.
Të ardhurat nga donacionet nuk konsiderohen si të ardhura operative për qëllim të llogaritjes së kufirit të borxhit të qeverisë vendore.
Nr | Emri i Donacionit | Shuma e Donacionit lekë | Qëllimi i Donacionit |
1 | Save the Children | 572287 | Pagesë për punonjës Save the Children |
2 | Intercorporation | 1913150 | Akvitet Social kulturor për stafin administrativ të bashkisë Shkodër |
3 | Dafinor&Progres Metal | 45000 | Shërbim Dekori publik |
4 | DLDP | 2513000 | Blerje Paisje Tik |
5 | DLDP | 1000000 | Implementimi i dokumentacionit të integruar i qendërzuar për të gjithë Bashkinë Shkodër në platformën Microsoft 365, Azure Active Directory dhe Mail Server bazuar në Cloud-Plan |
6 | “Williamson Music” Fondation | 292443.75 | Çmimi Pjeter Gaci |
7 | Fondazioni i Arte | 20150 | Fëmijët nevojë |
8 | DLDP | 660000 | Ndërtim Bazë të dhënash Monitorim Shërbim pastrami |
9 | GIZ | 800000 | Projekte teknike të ndryshme për riaftësimin e kanaleve kulluese |
10 | Bashkimi Evropian | 2359590.75 | Projekti i shërbimeve sociale Emilia Romana “Projekt Dear” |