“Ligji “Për njoftimin dhe konsultimin publik” rregullon procesin e njoftimit dhe të konsultimit publik të projektligjeve, projektdokumenteve strategjike kombëtare dhe vendore, si dhe politikave me interes të lartë publik. Të detyrueshme për konsultim janë:
- Buxheti dhe ndryshimet e tij (programet buxhetore afatmesme dhe projektbuxhetet vjetore)
- Taksat e tarifat vendore
- Tjetërsimi ose dhënia në përdorim të pronave të tretëve
- Rregullorja e brendshme e funksionimit të këshillit të bashkisë
- Normat, standardet dhe kriteret për rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve të këshillit të bashkisë që i janë dhënë atij me ligj, si dhe
- për mbrojtjen e garantimin e interesit publik
Për më shumë informacion, në faqen zyrtare të internetit https://www.bashkiashkoder.gov.al – Këshillim me Publikun.”