Detajimi i buxhetit për vitin 2025 është bërë bazuar në ligjin nr.139/2015“Për vetëqeverisjen vendore“, të ndryshuar, ligjin nr.9936, datë 26.06.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar , ligjin nr.10296, datë 8.7.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin, ligjin 68/2017 datë 27.4.2017 “ Për financat e vetëqeverisjes vendore “ , udhëzimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nr. 23 datë 30.07.2018 “ Për procedurat standarte të përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm të NJQV” , udhëzimit plotësues nr. 3 datë 28.02.2024 të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë “ Për përgatitjen e programit buxhetor afatmesëm vendor 2025 – 2027 ” dhe shtojcat plotësuese (Shtojcat nr.1 Parashikimi i transfertës së pakushtëzuar për bashkitë e qarqet për periudhën 2025 – 2027 ; Shtojca nr.2 Relacioni përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm vendor 2025 – 2027 ; Shtojca nr. 3 Treguesit kryesor makroekonomik e fiskale për periudhën 2025 – 2027 ; Shtojca nr. 5 Metodologjia e re për bashkitë pilot ; Shtojca nr. 7-8 ; shtpojca nr. 7 dhe 8 – Detyrat e sugjeruara dhe afatet e brendshme për miratimin e PBA ; Udhëzimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nr. 23 datë 30.07.2018 “Për procedurat standarte të përgatitjes së programit buxhetor afatmesem të NJQV”; Udhëzimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nr.9 datë 20.03.2018 “Për procedurat standarde të zbatimit të buxhetit” të ndryshuar; Shkresës së Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nr. 14088 datë 28.10.2024 “
Dërgohet për njoftim Transferta e Pakushtëzuar e Përgjithshme për vitin 2025 “ ; Këshilli Bashkiak me VKB nr. 56 datë 29.12.2023 “Për miratimin e kalendarit të përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm 2025 – 2027 dhe buxhetit vjetor 2025 të Bashkisë Shkodër” .
Bazuar në Udhëzimin e Ministrisë se Financave dhe Ekonomisë nr. 03 datë 28.02.2024 “Për pergatitjen e Programit Buxhetor Afatmesëm Vendor 2025 – 2027 ” dhe Udhëzimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nr. 23 datë 30.07.2018 “Për procedurat standarte të përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm të NJQV” dhe Shkresës së Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nr. 14088 date 28.10.2024 “ Dërgohet për njoftim Transferta e Pakushtëzuar e Përgjithshme për vitin 2025 “; Bashkia Shkodër ka hartuar projektin e parë të programit buxhetor afatmesem 2025 – 2027.
Në zbatim të ligjit nr.139/2015, “Për Vetqeverisjen Vendore”, i ndryshuar, ligjit nr. 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 9970, datë 24. 07. 2008 “Për barazinë gjinore në shoqëri”, i ndryshuar, ligjit nr.9669, date 18.12.2006 “Për Masa ndaj Dhunës në Marrëdhëniet Familjare”, i ndryshuar; si dhe të VKM nr. 334, datë 17.02.2011 “Për mekanizmin e bashkërendimit të punës për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare dhe mënyrën e proçedimit të tij”, ligjit “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, Bashkia Shkodër përmes programeve sociale ofron informim, këshillim, orientim, mbrojtje e fëmijëve, shërbime për fëmijët dhe familjen, fuqizimi ekonomik, programe prindërimi, fuqizim komunitetit, ri-integrim në shkollë dhe mbështetje familjare për nevojat arsimore të fëmijëve, ofron shërbime për familjet në vështirësi socio-ekonomike, vulnerabël ndaj fenomenit të dhunës në marrëdhëniet familjare dhe gjithashtu trajton dhe mbështet viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare,duke ofruar shërbime sipas nevojave specifike të secilit rast.
VKB Nr. 76, datë 19/12/2024 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2025 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2025-2027 të Bashkisë Shkodër”.
Vizioni ynë është “Shkodra qendër e rëndësishme kombëtare e rajonale, një bashki me cilësi të mirë jetese për banorët e vet dhe mikpritëse për vizitorët”.
Bazuar në vizionin politik të kryetarit të bashkisë, puna e Bashkisë Shkodër në tre vitet e ardhshme do të jetë e fokusuar për të arritur një moment kthese në zhvillimin social dhe ekonomik të Shkodrës. Bashkia Shkodër do të jetë e përqëndrur tek puna si e vetmja mënyrë për t’i kthyer Shkodrës shkëlqimin që meriton si një nga qendra më të rëndësishmë ekonomike dhe kulturore të vendit.
Në këto vite do të përqëndrohemi në këto shtylla kryesore:
Forcimi i ekonomisë nëpërmjet tërheqjes dhe zbatimit të investimeve publike të rëndësishme në territorin e bashkisë, çka do të krijojë një mjedis tërheqës për nxitjen e investimeve private dhe punësimit nga aktorë brenda e jashtë tërritorit të bashkisë.
Një sërë investimesh madhore për territorin e bashkisë sonë kanë filluar e do të vijojnë edhe vitin e ardhshëm. Këto investime pavarësisht se mund të zhvillohen edhe nga aktorë të tjerë veç bashkisë do të kërkojnë një punë të madhe për përgatitjen, koordinimin, zbatimin dhe mbikqyrjen e tyre. Për këtë arsye kemi ndërmarrë disa veprime kryesore:
Rishikimi i strukturës për të krijuar pranë zyrës së kryetarit të Bashkisë një Njësi të Menaxhimit të Projekteve, e cila do të koordinojë të gjitha aktivitetet e nevojshme për tu siguruar për zbatimin në kohë e me cilësi të investimeve kryesore.
Kemi parashikuar në buxhet një sasi të konsiderueshme fondesh për plane, studime, planifikime në mënyrë që gjithçka që bëjmë të jetë e mirëmenduar dhe e koordinuar në të gjitha nivelet.
Ndër investimet kryesore të filluara ose në proces përgatitor janë:
Rruga e Dukagjinit filluar; Parku i hyrjes së Shkodrës, lidhur kontrata për lotin 1; rruga Shëngjin-Baks Rrjoll në punë; rruga Shirokë-Zogaj; Teatri Migjeni, Kinema republika, Sistemi i Muzeve, Investime në infrasktrukturën rrugore të qytetit dhe NJ.A. kryesore, shkolla dhe kopshtet publike, efiçienca e energjisë në blloqet e pallateve, Rikualikimi i tregut të Zdrales, Impiani i Trajtimit të Ujrave të Zeza dhe Ujësjellësi Shkodër,Zgjeimi i Urës së Bahcallëkut dhe i rrugës Harku i Bërdiës-Ura e Bahcallëkut.
Kthimi i bashkisë në punë për t’iu përgjigjur me intensitet nevojave të qytetarëve në qytet dhe zonat rurale. Për këtë arsye kemi ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm si:
Rishikimi i sturkturës për të krijuar Ndërmarrjen e Shërbimeve dhe Punëve Publike dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Mirëmbajtjes së Objekteve Publike me qëllim intensfikimin e punëve të mirëmbajtjtes së mjediseve publike, rrugëve, trotuareve e gjelbërimit, mirëmbajtjes së shkollave, kopshteve e godinave të tjera publike, përmirësimi i sinjalistikës horizontale e vertikale, ndërtimi i rrjetit të biçikletave në të gjithë qytetin, Forcimi i burimeve njerëzore dhe infastrukturës bashkiake nëpërmjet riorganizimit.
Vënies të të gjithëve në punë dhe ofrimit të kushteve më dinjitoze të punës; forcimi i infrastrukturës së bashkisë nëpërmejt paisjeve (makineri e paisje, materiale, makina, biçikleta dhe infrastrukturë IT.
Shkodra e kulturës, sportit dhe turizmit së pari si një politikë mirëqënieje për banorët por dhe si mjet për tërheqjen e vizitorëve.
Eshtë finalizuar brandimi, infot turistike dhe marketimi për bashkinë tonë.
Po fuqizojmë produktet specifike turistike
Kemi rritur buxhetin për aktivitete kulturore e sportive për të pasur në çdo sezon të vitit një apo dy evente madhore që tërheqin vizitorë në bashki, ndërkohë që përmirësojmë ndjeshëm infrastrukturën për evente kulturore dhe sportive.
Bashkia e hapur si një filozofi e re komunikimi me qytetarët dhe krijimi i një marrëdhënie të re transparence e besimi si bazë e domosdoshme për sukses.
Do të vazhdojmë politikën e “dyerve të hapura” të bashkisë si një vend eventesh si në sheshin përpara ashtu edhe brenda bashkisë në hollet e saj.
Do të ndërtojmë një marrëdhënie më të ngushtë me qytetarët nepërmjet informimit të vazhdueshëm rreth politikave vendore.
Do të ndërtojmë procese pjesëmarrësë në të gjitha nismat ë mëdha si plani i mobilitetit, rishikimi i planit vendor dhe investimet e tjera madhore.
Komunikim më i hapur dhe intensiv me të gjithë aktorët zhvillimorë si komuniteti i biznesit, këshillat rinorë, universitetin e shkollat e mesme, shoqërinë civile për të çuar përpara nisma të përbashkëta.
Zbatimi i Programit Buxhetor Afatmesëm është një instrument i rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së jetës, përmirësimin e aksesit, integrimin territorial dhe barazinë në shërbime, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, rritjen e cilësisë së jetesës, dhe mbrojtjen e mjedisit duke e kthyer Shkodrën në një qendër të përparuar social – ekonomike. Ky dokument ka përcaktuar programe dhe një seri funksionesh dhe aktivitetesh respektive për çdo funksion, prandaj është treguesi më i mirë se si shpenzimet e planifikuara lidhen me veprimtaritë dhe projektet e planifikuara si dhe me Strategjinë e Zhvillimit dhe Planet Vendore që i mbështesin këto projekte.
Bashkia Shkodër, administron dhe menaxhon fondet:
Programet buxhetore
Programi AA141: Menaxhimi dhe Shërbimet Mbështetëse
Programi P.AB141:Siguria Publike dhe Mbrojtja civile
Programi AC141: Mbështetja për Zhvillim Ekonomik
Programi AD141: Planifikim dhe kontrolli i Territorit dhe Mjedisi
Programi AE141: Shërbimet Publike Vendore
Programi AF141: Kultura, Sporti dhe Argëtim
Programi AG141: Përkujdesi Social
Programi AI141: Arsimi
Burimet e financimit të buxhetit të Bashkisë për vitin 2025, realizohen :
Nga burimet e veta vendore, ku përfshihen të ardhurat nga taksat vendore dhe taksat e ndara, të ardhurat nga tarifat vendore, të ardhura të tjera dhe të ardhura që trashëgohen.
Nga grantet e projekteve të huaja dhe donacionet, ku përfshihen grantet e përfituara përmes thirrjeve për propozime, për zbatimin e projekteve të financuara nga programet e Bashkëpunimit Ndërkufitar etj, në përputhje me ligjet për ratifikimin e marrëveshjeve të financimit dhe VKM-ve për miratim në parim të marrëveshjeve të financimit.
Nga burimet qendrore, ku përfshihen transferta e pakushtëzuar, transferta e pakushtëzuar sektoriale për funksionet e reja, që i janë transferuar Bashkisë, dhe transferta specifike për menaxhimin e mbetjeve.
Kalendari i programit buxhetor afatmesëm dhe të buxhetit vjetor 2019
Kalendari i përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm 2020-2022 dhe buxhetit vjetor 2020.
Kalendari i përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm 2021-2023 dhe buxhetit vjetor 2021.
Kalendari i përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm 2022-2024 dhe buxhetit vjetor 2022.
Kalendari i përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm 2023-2025 dhe buxhetit vjetor 2023.
Kalendari i përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm 2024-2026 dhe buxhetit vjetor 2024.
Kalendari i përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm 2025-2027 dhe buxhetit vjetor 2025.