Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve 2026

Nr.Data e regjistrimitObjektiData e kthimit të përgjigjesStatusi i kërkesësTarifa
0108.01.2026
Nr.464
Protokolli
E-mail
1. A ka marrë Bashkia Shkodër në administrim, menaxhim apo mirëmbajtje hidrovoret që shërbejnë për kullimin e ujërave në territorin e bashkisë? Nëse po, që prej cilës periudhë?
2. Sa hidrovore funksionale ose në gjendje pune ndodhen aktualisht në territorin e Bashkisë Shkodër?
3. Cili është qëndrimi zyrtar i Bashkisë Shkodër lidhur me pretendimet se hidrovoret nuk kanë lidhje funksionale ose kapacitet të mjaftueshëm me kanalet kryesore të kullimit në zonat e prekura?
4. Çfarë masash konkrete ka marrë Bashkia Shkodër për menaxhimin e situatës së përmbytjeve të ndodhura së fundmi në qytet dhe njësitë administrative përreth?
5. Cilat kanë qenë masat paraprake të ndërmarra nga Bashkia Shkodër për të parandaluar përmbytjet, përpara reshjeve intensive?
6. Duke qenë se një pjesë e territorit të Bashkisë Shkodër është përmbytur, a e konsideron bashkia këtë situatë si tregues të mosfunksionimit të hidrovoreve apo të sistemit të kullimit në tërësi? Nëse jo, cili është vlerësimi zyrtar për shkaqet e përmbytjes?
09.01.2025
Përgjigje
E-mail
PërfunduarNuk ka
0214.01.2026
Nr.906
Protokolli
E-mail
Financimi Publik për OJF-të
1. A keni ofruar mbështetje financiare për organizatat jofitimprurëse (OJF) gjatë vitit 2025?
2. Nëse keni ofruar mbështetje financiare, sa ka qenë buxheti i shtetit i alokuar vetëm për mbështetjen e organizatave jofitimprurëse gjatë vitit 2025? Sa nga ky buxhet u disbursua tek OJF-të?
3.Nëse keni ofruar mbështetje financiare cila ka qenë forma e mbështetjes (grant, kontrata shërbimi, prokurim publik/tenderim, etj.)?
4. Sa OJF kanë aplikuar për mbështetje financiare gjatë vitit 2025? Ju lutem, specifikoni sipas formës së mbështetjes, nëse ka patur më shumë së një formë.
5. Sa OJF kanë përfituar nga kjo mbështetje? Ju lutem, specifikoni sipas formës së mbështetjes nëse ka patur më shumë se një formë
6. Cila ka qenë buxheti i disbursuar për organizatë dhe në total? Ju lutem, specifikoni sipas formës nëse ka patur më shumë se një formë.
Keni ofruar mbështetje jofinanciare gjatë vitit 2025?
7. Cila është baza ligjore/ rregullatore që rregullon këtë formë mbështetjeje?
8. Nëse keni ofruar mbështetje jofinanciare, sa OJF kanë përfituar nga kjo mbështetje? Cili ka qenë lloji i mbështetjes jofinanciare të ofruar (mjedise, trajnime, ndarje eksperiencash, etj)?
9.Keni nënshkruar kontratë për mbështetje jo financiare? Nëse po, cila është baza ligjore për ofrimin e kësaj mbështetjeje?
10. Cili është numri i takimeve monitoruese nga numri total i projekteve fituese që keni kryer gjatë 2025? Ju lutem na siguroni një listë të kritereve monitoruese.
11. A është bërë një vlerësim impakti mbi fondin e disbursuar ndaj organizatave jofitimprurëse? A keni një raport të tillë vlerësimi? Nëse po, ju lutem bashkëngjisni atë.
Bashkëpunimi me OJF-të
1. Sa është numri i konsultimeve publike të realizuara nga institucioni juaj gjatë vitit 2025?
2. A ka institucioni juaj koordinator për shoqërinë civile? Nëse po, ju lutem citoni kontaktin.
3. Sa OJF kanë marrë pjesë në konsultime publike të organizuara nga Institucioni juaj? Si janë informuar ato?
4. Sa përqind (%) e projektligjeve / akteve nënligjore të hartuara nga institucioni juaj janë konsultuar me OJF-të?
5. A janë të përfshirë përfaqësues të OJF-ve në organe këshillimore të institucionit tuaj? Nëse Po, cilat janë këto organe këshillimore dhe sa OJF janë të përfshirë në to?
6. Aj anë përfshirë OJF në grupet e punës së ngritura të institucionit tuaj? Nëse Po, cilatjanë këto grupe pune dhe sa OJF janë të përfshirë në to?
23.01.2026
Nr.1524
Postë
Përgjigje
PërfunduarNuk ka