Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, datë 31 Tetor 2025

Në mbështetje të ligjit Nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar dhe rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër”, miratuar me Vendimin Nr.60, datë 28.12.2020, njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak ditën e Premte datë 31.10.2025 ora 17:00 , me rend dite si më poshtë:

  1. Projektvendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Shtator 2025”.
  2. Projektvendim: “Për miratimin e vlerës maksimale të subvencionimit të qirasë dhe të nivelit të qirasë mesatare në treg të lirë për vitin 2025”.
  3. Projektvendim: “Për miratimin shtesë plani në buxhetin e Bashkisë Shkodër të miratuar në VKB nr.76 datë 19.12.2024 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2025 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2025-2027 të Bashkisë Shkodër ”, i ndryshuar”.
  4. Projektvendim: “Për një ndryshim në VKB nr.76 datë 19.12.2024 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2025 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2025-2027 të Bashkisë Shkodër ”, i ndryshuar”.
  5. Projektvendim: “Për miratimin shtesë plani në buxhetin e Bashkisë Shkodër të miratuar në VKB nr.76 datë 19.12.2024 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2025 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2025-2027 të Bashkisë Shkodër ”, i ndryshuar”.
  6. Projektvendim: “Për miratimin e kritereve dhe procedurave të përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Vendor të Rinisë, si dhe mënyrës së organizimit dhe të funksionimit të tij në Bashkinë Shkodër”.
  7. Projektvendim:“Mbi dhënien e ndihmës financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarri”.
  8. Diskutime jashtë rendit të ditës.

Grafiku i mbledhjeve të komisioneve

Nr.KomisioneDitaDataOra
1.Komisioni i Shërbimeve Sociale dhe Strehimit.E Mërkurë29.10.202511:00
2.Komisioni i Rendit Publik dhe Mbrojtjes Civile.E Mërkurë29.10.202511:30
3.Komisioni i Çështjeve Ligjore.E Mërkurë29.10.202512:00
4.Komisioni i Financave, Buxhetit dhe Aseteve Publike / Komisioni i Kontrollit FinanciarE Mërkurë29.10.202512:30