Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr.242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” të ndryshuar, Bashkia Shkodër shpall procedurën e lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranim nga jashtë në kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese për pozicionin:
Drejtor, Drejtoria e Aseteve dhe Kadastrës Urbane pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, kategoria II-2
Pozicioni më sipër u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele. Vetëm në rast se ky pozicion, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe procedurës së ngritjes në detyrë nga jashtë shërbimit civil për kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese.
PËR TË TRE PROCEDURAT (LËVIZJE PARALE, NGRITJE NË DETYRË DHE NGRITJE NË DETYRË NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!
Data e dorëzimit të dokumentave:
LËVIZJA PARALELE: 05 Dhjetor 2025
Data e dorëzimit të dokumentave:
NGRITJE NË DETYRË: 12 Dhjetor 2025
Data e dorëzimit të dokumentave:
PRANIM NGA JASHTË: 12 Dhjetor 2025
Përshkrim përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
Evidentimi, inventarizimi dhe dërgimi për regjistrim i aseteve vendore, mbajtja e regjistrit të aseteve vendore.
Menaxhimi i aseteve vendore.
Krijimin e aseteve të reja nëpërmjet mënyrave sipas legjislacionit ne fuqi.
Organizimi dhe drejtimi i punës në sektor në përputhje me dizpozitat ligjore e nenligjore.
Krijimi i rregjistrit të aseteve të Bashkisë dhe përditësimi i tij me ndryshimet përkatëse.
Menaxhimi dhe monitorimi i të gjitha dhënieve me qera të pasurive në pronësi.
Sigurimi i asistencës për probleme të ndryshme të caktuara.
Ndjekja e detyrave të dhëna.
Marrja pjesë dhe dhënie asistence në përgatitjen e projekt vendimeve që kanë të bëjnë me administrimin e pronës etj.
Raportimi tek eprori mbi punën e kryer nga drejtoria.
Zbatim i detyrave te caktuara nga drejtori i përgjithshëm.
Të planifikojë, drejtojë, koordinojë funksionimin e sektorit të aseteve në përputhje me programin dhe politikat e miratuara.
Të organizojë dhe drejtojë punën në sektor në përputhje me dizpozitat ligjore e nënligjore.
Të evidentojë, inventarizojë dhe dërgojë për regjistrim pranë ASHK pronat që kanë kaluar dhe/ose transferuar në pronësi të Bashkisë
Të marrë pjesë në procedurat e shpronësimeve deri në fazën përfundimtare.
I- LËVIZJA PARALELE
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a-Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori II-2 ;
b-Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c-Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
1.Të ketë diplomë të nivelit “Master i shkencave” apo“Master profesional” të përftuar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 (dy) vite akademike, ose të barasvlefshme me të, në Shkencat Juridike.
2.Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave.
3.Të kenë të paktën 3 vjet përvojë pune në këtë fushë.
1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
1.Kërkesë për lëvizje paralele
2.Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare.
3.Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
4.Çertifikatë personale
5.Çertifikatë familjare
6.Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave (Bachelor dhe Master).
7.Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
8.Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
9.Vërtetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
10.Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
11.Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
12.Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
13.Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 05.12.2025.
1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe
kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar), për shkaqet e moskualifikimit.
Kandidatët, të cilët rezultojnë të pakualifikuar, brenda 3 (tri) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual, paraqesin ankesat me shkrim pranë njësisë përgjegjëse.
1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore ”, i ndryshuar,
Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar
Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”,
Ligjin nr.9367 dt. 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar;
Njohuri për ligjin nr.8743, datë 22.02.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, i ndryshuar.
Njohuri për ligjin nr.8744, datë 22.02.2001 “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, i ndryshuar.
1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët për dokumentacionin e dorëzuar do të vlerësohen në total me 40 pikë të ndara:
a-20 pikë për përvojën,
b-10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën,
c-10 pikë për çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a-Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b-Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c-Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin e “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar).
II- NGRITJA NË DETYRË
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.
2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
a-Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda kategorisë III-2;
b-Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c-Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:
a-Të ketë diplomë të nivelit “Master i shkencave” apo“Master profesional” të përftuar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 (dy) vite akademike, ose të barasvlefshme me të, në Shkencat Juridike.
b-Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave.
c-Të kenë të paktën 3 vjet përvojë pune në këtë fushë.
2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
1.Kërkesë për ngritje në detyrë
2.Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare.
3.Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
4.Çertifikatë personale
5.Çertifikatë familjare
6.Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave (Bachelor dhe Master).
7.Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
8.Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
9.Vërtetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
10.Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
11.Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
12.Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
13.Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 12.12.2025.
2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e pranimit në shërbimin civil, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet konkurrimi.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në shërbimin civil dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht, (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar), për shkaqe te moskualifikimit.
Kandidatët, të cilët rezultojnë të pakualifikuar, brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual, paraqesin ankesat me shkrim pranë njësisë përgjegjëse.
2.4 FUSHAT KRYESORE TË NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILTË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET KONKURRIMI
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore ”, i ndryshuar,
Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar
Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”,
Ligjin nr.9367 dt. 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar;
Njohuri për ligjin nr.8743, datë 22.02.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, i ndryshuar
Njohuri për ligjin nr.8744, datë 22.02.2001 “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, i ndryshuar.
2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët e shpallur fitues nga verifikimi paraprak do të vlerësohen në lidhje me:
-Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimit, përvojës e të trajnimeve të lidhura me fushën;
-Vleresimin me shkrim;
-Intervistën e strukturuar me gojë;
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100, të cilat ndahen përkatësisht:
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.
2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës jofitues në këtë proçedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar).
3. PRANIM NGA JASHTË
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil.
3.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit nga jashtë janë:
a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a) Të ketë diplomë të nivelit “Master i shkencave” apo “Master profesional” të përftuar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 (dy) vite akademike, ose të barasvlefshme me të, në Shkencat Juridike.
b) Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
c) Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në këtë fushë ose fusha të ngjashme me të.
3.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
Kërkesë për punësim;
Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare;
Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
Çertifikatë personale;
Çertifikatë familjare;
Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave (Bachelor dhe Master);
Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
Vërtetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi;
Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 12.12.2025.
3.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Bashkia Shkodër në respektim të afatit ligjor do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail) për shkaqet e moskualifikimit.
Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat brenda 5 (pesë ) ditëve nga data e njoftimit.
3.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore ”, i ndryshuar,
Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar
Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”,
Ligjin nr.9367 dt. 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar;
Njohuri për ligjin nr.8743, datë 22.02.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, i ndryshuar.
ndryshuar.
Njohuri për ligjin nr.8744, datë 22.02.2001 “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, i ndryshuar.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
3.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë
3.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës jofitues në këtë proçedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike , për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e lëvizjes paralele dhe ngritje në detyrë për kategorinë e ulët drejtuese dhe të mesme drejtuese, do të marrin informacion në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër, për fazat e mëtejshme të procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë.
- për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
- datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër.
