Në zbatim të nenit 22 dhe 25, të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Kreut II, III, IV dhe VII, të VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Bashkia Shkodër shpall proçedurën e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionin:
1 (një) specialist, Sektori Kontabilizimit dhe Rakoordimit të të Ardhurave, Drejtoria e të Ardhurave, kategoria e pagës IV-a
Pozicioni më sipër u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele. Vetëm në rast se ky pozicion, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!
Data e dorëzimit të dokumentave:
LËVIZJA PARALELE: 30.10.2023
Data e dorëzimit të dokumentave:
PRANIM : 05.11.2023
Përshkrimi Përgjithësues i punës për pozicionet më sipër është:
- Kontabilizon të ardhurat e veta të bashkisë.
- Mban, administron dhe dokumenton në mënyrë kronologjike dhe e arkivon cdo muaj, dhe cdo fund viti rregjistrin e plotë të të ardhurave. E përpilon atë në periudha të tjera sipas udhëzimeve nga eprorët.
- Brenda datës 10 të cdo muaji përpilon evidencën mujore të të ardhurave të arkëtuara të muajit të kaluar në bazë të pasqyrës kontabël të të ardhurave.
- Bën rakordimin me Drejtorinë e Thesarit për të ardhurat e realizuara nga Bashkia Shkodër. Arkivon të gjithë dokumentacionin justifikues. Përditëson drejtorinë me numrat e llogarive sipas zërave në përputhje me standardet e përcaktuara të kontabilitetit.
- I dërgon Sektorit të Administrimit të Borxhit Tatimor çdo muaj listen e debitoreve, të cilet kane permbushuar afatet per fillimin e masave shtrenguese, ne kuptim te ligjit 9920, dt. 19.05.2008 “Per Procedurat Tatimore”.
- Zbaton detyra të tjera të përkohshme të ngarkuara nga eprorët.
- Akseson regjistrin elektronik të tatimpaguesve objekt të DTTV-së.
- Mbulon marrëdhëniet shkresore dhe rakordimet me strukturat e bashkisë, strukturat e varësisë së saj, si dhe agjentët tatimorë për taksat e ndara, që mbledhin të ardhura në emër të bashkisë,
- Sipas rastit lëshon fatura për arkëtim bazuar në dokumentacion përkatës. Administron arkivën dhe dosjen sipas institucioneve dhe zërave përkatës.
- Harton evidencat dhe statistikat analitike për të ardhurat, debitorët, etj.
- Harton planin buxhetor vjetor, për taksat dhe tasrifat vendore të detajuar sipas zërave dhe periudhave mujore.
I- LËVIZJA PARALELE
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a) Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (IV-a);
b) Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c) Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a) Të zotërojnë diplomë të arsimit të lartë. Niveli minimal i diplomës duhet të jetë Bachelor në fushën ekonomike.
b) Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
c) Preferohet të ketë eksperiencë punë në këtë fushë.
1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për lëvizje paralele
- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare.
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
- Çertifikatë personale
- Çertifikatë familjare
- Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave (Bachelor).
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
- Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 30.10.2023.
1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Bashkia Shkodër do të shpallë në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Agjensisë Kombëtarë e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme nga Sektori i Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar, për shkaqet e moskualifikimit.
Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat me shkrim brenda 3 (tre) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual.
1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET KONKURIMI
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
- Ligji nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore ”, i ndryshuar,
- Ligji nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar
- Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”,
- Ligji nr. 9975 datë 28.07.2008 “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar
- Ligji nr. 9920 datë 19.05.2008 “Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.
- Ligji nr.68/2017, “Për financat e vetëqeverisjes vendore”
- Ligji nr. 119/2014 datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit”
1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Struktura e ndarjes së pikëve të vlerësimit të kandidatëve, është si më poshtë vijon:
a) 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse, si dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv;
b) 60 pikë intervista me gojë.
1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin e Agjensisë Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar).
II – PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL
Vetëm në rast se në përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicioni është ende vakant, ky pozicion është i vlefshëm për procedurën e pranimit në shërbimin civil nëpërmjet një konkurrimi të hapur.
2.1 Kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil dhe kërkesat e posaçme:
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, si më poshtë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar ;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashje;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesa të posaçme, si më poshtë:
a) Të zotërojnë diplomë të arsimit të lartë. Niveli minimal i diplomës duhet të jetë Bachelor në fushën ekonomike.
b) Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
c) Preferohet të ketë eksperiencë punë në këtë fushë.
2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
- Kërkesë për punësim
- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike dhe adresën postare.
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
- Çertifikatë personale
- Çertifikatë familjare
- Fotokopje të diplomës dhe suplementit/listës së notave (Bachelor dhe Master).
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore / Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetë shkrimin tuaj;
- Lista e dokumentave të sipërcituar të jetë e inventarizuar dhe e nënshkruar nga kandidati.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet pranë Zyrës me një Ndalesë në Bashkinë Shkodër brenda datës 05.11.2023.
2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Bashkia Shkodër do të shpallë në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër dhe në portalin e “Agjensisë Kombëtarë e Punësimit dhe Aftësive”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e pranimit në shërbimin civil, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet konkurrimi.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në shërbimin civil dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Sektori i Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar) për shkaqet e moskualifikimit. Kandidatët e pakualifikuar kanë të drejtë të paraqesin ankesat brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e njoftimit.
2.4 FUSHAT KRYESORE TË NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET KONKURRIMI
- Ligji nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore ”, i ndryshuar,
- Ligji nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar
- Ligji nr.9131 datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”,
- Ligji nr. 9975 datë 28.07.2008 “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar
- Ligji nr. 9920 datë 19.05.2008 “Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.
- Ligji nr.68/2017, “Për financat e vetëqeverisjes vendore”
- Ligji nr. 119/2014 datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit”
2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100, të cilat ndahen përkatësisht:
a) për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;
b) për intervistën e strukturuar me gojë, deri në 25 pikë;
c) për vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë.
2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Shkodër do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Agjensinë Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës jofitues në këtë proçedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga nga Sektori i Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail në jetëshkrimin e dorëzuar).
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër, për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive.
- për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
- datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër.